Burime të medias ruse zbuluan se të martën kryeministri rus Dmitri Medvedev e udhëzoi ministrinë e mbrojtjes ruse që të fillojë bisedimet me homologun libanez për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak midis Rusisë dhe Libanit.

Drafti i marrëveshjes që do të nënshkruhet midis palëve përfshin hapjen e porteve libaneze për luftanijet e flotës ushtarake ruse, shfrytezimin e aeroporteve libaneze për avionët luftëtarakë rusë dhe dërgimin e ekspertëve ushtarakë rusë për të trajnuar dhe forcuar aftësitë e anëtarëve të ushtrisë libaneze, raporton agjencia Sputnik.

Projekt marrëveshja siguron shkëmbimin e informacionit mbi çështjet e mbrojtjes dhe promovimin e besimit reciprok për të luftuar terrorizmin e përbashkët, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e trajnimit të përbashkët ushtarak në fusha të ndryshme që lidhen me shërbimin ushtarak, mjekësinë, inxhinierinë, gjeografinë dhe të tjera.

Marrëveshja gjithashtu përfshin pjesëmarrjen në aktivitetet e kërkimit detar dhe ate të shpëtimit, luftën kundër terrorizmit dhe piraterisë. Rusia do t’u japë gjithashtu delegacioneve ushtarake libaneze të drejtën për të marrë pjesë në të gjitha stërvitjet ushtarake ruse, takimet dhe konferencat që do të mbahen në çështjet ushtarake dhe ato të mbrojtjes./russia-insider/Gazeta Impakt

43