Liberman bënë përpjekje për mbylljen e zyrave të kanalit Al Xhazira të Katarit

Ministri i luftës së regjimit sionist bëri të ditur vendimin e tij për mbylljen e zyrës së kanalit televiziv Al-Xhazira të Katarit në territoret e okupuara palestineze.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Avigodr Liberman, ministri i luftës së regjimit sionist, të mërkurën deklaroi: “Nuk ekziston asnjë arsye për vazhdimin e transmetimit të programeve të kanalit televiziv Al-Xhazira nga Izraeli, sepse kanali televiziv Al Xhazira është një mjet propagandues sipas stilit të ish-Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naziste”. Liberman pretendoi: “Al-Xhazira nuk transmeton asgjë kundër Iranit”. Beniamin Netanjahu, kryeministri i Izraelit, më para kishte paralajmëruar mbylljen e zyrave të Al Xhazira në territoret e okupuara të Izraelit. Sipas burimeve sioniste, Izraeli dëshiron të shfrytëzojë mbylljen e zyrave të Al-Xhaziras në Arabinë Saudite dhe në Jordan dhe t’i japë fund aktivitetit të këtij kanali në Palestinën e okupuar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne