Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Liberman deklaroi se ushtria izraelite është e gatshme për çdo skenarë në Siri.

Gjatë vizitës së tij të trupave izraelite në Kodrat e pushtuara të Golanit, Avigdor Liberman i bëri një vlerësim zhvillimeve të fundit në Siri.

Duke vënë në dukje se regjimi i Esadit ka formuar një ushtri “të madhe” tokësore në Siri dhe se kjo ushtri do të mund të arrijë përtej fuqisë së viteve të kaluara, Liberman tha se “Për këtë arsye ne i ndjekim nga afër çdo zhvillim dhe jemi të gatshëm për çdo skenarë në Siri”.

Liberman gjatë vizitës së tij në Kodrat e Golanit ishte i shoqëruar nga shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Izraelit, Gadi Eisenkot.

Kujtojmë se Izraeli mbanë të pushtuara Kodrat siriane të Golanit prej vitit 1967 e këtej./ trt

28