Liberman: Vendet arabe të bashkohen me Izraelin në përballje me Iranin

Ministri i luftës i regjimit sionist, vendeve arabe u kërkoi që të bashkohen me Izraelin në përballje me Iranin.

Avigdor Liberman pretendoi se Lindja e Mesme ka nevojë për një gjë që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër dhe ajo është unioni i fortë në përballje me Iranin. Muajt e fundit mes regjimit sionist dhe disa vendeve arabe dhe sidomos mes Izraelit dhe regjimit Saudit, marrëdhëniet janë forcuar shumë të cilat analistët e i kanë quajtur përpjekje për tu përballur me Republikën Islamike të Iranit. Përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin bëhen në kohën kur regjimi sionist prej vitesh ka shtypur palestinezët dhe prej vitesh ka pushtuar disa nga territoret arabe dhe islamike. Përveç kësaj në Irak, Siri dhe Jemen vihen re shumë gjurma të regjimit sionist. Arabia Saudite dhe regjimi sionist mbështesin terroristët në Irak dhe në Siri. Ndërkohë Irani luan një rol të madh në përballje me komplotet dhe veprimet destruktive të drejtuara nga sauditët dhe sionistët në rajon./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne