nga Garikai Chengu.

Kjo javë shënon përvjetorin e vrasjes së mbështetur nga Perëndimi të ish-presidentit të Libisë, Muammar Kadafit, dhe rënies së një prej kombeve më të mëdha të Afrikës.

Në vitin 1967, kolonel Kadafi trashëgoi një prej sheteteve më të varfra në Afrikë; megjithatë, në kohën kur u vra, Kadafi e kishte kthyer Libinë në kombin më të pasur të Afrikës. Libia kishte GDP-në më të lartë për kokë banori dhe jetëgjatësinë më të larte në kontinent. Më pak njerëz sesa në Holandë jetonin nën nivelin e varfërisë.

Pas ndërhyrjes së NATO-s në 2011, Libia u kthye në një shtet të dështuar me një ekonomi që tërhiqet zvarrë. Ndërsa kontrolli i qeverisë rrëshqet përmes duarve të milicive, prodhimi i naftës është ndalur.

Milici të ndryshme vendase, fisnore, rajonale, islamike apo edhe kriminale, e kanë zpatuar Libinë që nga ndërhyrja e NATO-s. Të gjitha grupet janë rreshtuar së fundi në dy fraksione ndërluftuese. Libia tani ka dy qeveri, të dyja kanë kryeministrat e tyre, parlamentet dhe ushtritë.

Nga njëra anë, në perëndim të vendit, milicia e aleatëve islamikë mori kontrollin e kryeqytetit Tripoli dhe të qyteteve të tjera dhe krijoi qeverinë e vet, duke u ndjekur nga një parlament që u zgjodh gjatë verës.

Nga ana tjetër, në lindje të vendit, qeveria “e ligjshme” e dominuar nga politikanët anti-islamikë, qëndron 1.200 kilometra larg në mërgim në Tobruk dhe nuk qeveris më.

Rënia e administratës së Kadafit ka krijuar skenarët më të këqij të vendit: ambasadat perëndimore janë larguar, jugu i vendit është bërë strehë për terroristët dhe bregdeti verior një qendër e trafikimit të emigrantëve. Egjipti, Algjeria dhe Tunizia kanë mbyllur të gjitha kufijtë e tyre me Libinë. Kjo ndodh në mesin e një sfondi të përdhunimeve të përhapura, vrasjeve dhe torturave që plotësojnë pamjen e një shteti të dështuar në themel.

Amerika është e ngopur nga dy qeveritë e paafta në Libi dhe tani po mbështet një forcë të tretë: produktin e CIA-s, gjeneralin Khalifa Hifter, i cili synon ta vendosë veten si diktatorin i ri të Libisë. Hifter, i cili u nda me Kadafin në vitet 80, ka jetuar për vite në Langley të Virxhinias, pranë selisë së CIA-s ku dhe u trajnua nga CIA. Ai ka marrë pjesë në disa përpjekje amerikane të ndryshimit të regjimit, përfshirë edhe përpjekjen e dështuar për të rrëzuar Gadafin në vitin 1996.

Në vitin 1991 New York Times njoftoi se Hifter mund të ishte njëri nga “600 ushtarët libianë të trajnuar nga zyrtarët amerikanë të zbulimit për sabotime dhe aftësi të tjera speciale në luftrat guerilase. Keto trajnime u pregatitën me kujdes gjatë e administratës Reagan me qëllim rrëzimin e koloneli Kadafit”.

Forcat e Hifterit aktualisht janë në rivalitet me grupin e Al Kaedës Ansar al-Sharia për kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Libisë, Benghazit. Ansar al-Sharia u armatos nga Amerika gjatë fushatës së NATO-s kundër kolonelit Kadafit. Ansar al-Sharia kohët e fundit është fajësuar nga Amerika për vrasjen brutale të ambasadorit amerikan Stevens.

Hifter aktualisht merr mbështetje logjistike dhe ajrore nga SHBA, sepse fraksioni i tij parasheh një Libi kryesisht laike, të hapur ndaj financuesve perëndimorë, spekulatorëve dhe kapitalit.

Ndoshta krimi më i madh i Kadafit në sytë e NATO-s ishte dëshira e tij për të vënë interesat lokale mbi kapitalin e huaj dhe përpjekjet e tij për forcim të vërtetë të Shteteve të Bashkuara të Afrikës. Në fakt në gusht 2011, Presidenti Obama konfiskoi 30 miliardë dollarë nga Banka Qendrore e Libisë, kapital të cilin Kadafi e kishte rezervuar për krijimin e IMF-së afrikane dhe Bankës Qendrore Afrikane.

Në vitin 2011, qëllimi i Perëndimit ishte qartazi që të mos ndihmonte popullin libian, i cili tashmë kishte standardin më të lartë të jetesës në Afrikë, por për të larguar Kadafin, për të instaluar një regjim kukull dhe për të fituar kontrollin e burimeve natyrore të Libisë.

Për rreth 40 vjet, Kadafi promovoi demokracinë ekonomike dhe përdori pasurinë e shtetëzuar të naftës për të mbështetur programe progresive të mirëqenies sociale për të gjithë libianët. Nën sundimin e Kadafit, libianët gëzonin jo vetëm kujdesin shëndetësor falas dhe arsimin falas, por edhe kredi falas pa interes dhe energji elektrike falas. Tani në sajë të ndërhyrjes së NATO-s, sektori i kujdesit shëndetësor është në prag të rënies, ndërsa mijëra punonjës shëndetësorë Filipinas janë larguar nga vendi. Institucionet e arsimit të lartë në të gjithë lindjen e vendit janë mbyllur, ndërsa në ish Tripolin e lulëzuar dikur, shkëputjet e energjisë elektrike tashmë janë një dukuri e zakonshme.

Grupi që ka vuajtur jashtëzakonisht nga fushata e bombardimeve të NATO-s janë gratë e vendit. Ndryshe nga shumë vende të tjera arabe, gratë në Libinë e Kadafit kishin të drejtën e arsimimit, punës, shkurorëzimit, pronës dhe mbajtjes së të ardhurave. Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut e vlerësoi dikur Kadafin për promovimin e të drejtave të grave.

Kur koloneli mori pushtetin në vitin 1969, pak femra shkonin në universitet. Sot, më shumë se gjysma e studentëve të universiteteve të Libisë janë femra. Një nga ligjet e para të miratuara nga Kadafi në vitin 1970 ishte një pagë e barabartë për ligjin e barabartë të punës.

Në ditët e sotme, regjimi i ri “demokratik” libian po i pengon të drejtat e grave. Fiset e reja sunduese janë të lidhura me traditat e forta patriarkale. Gjithashtu, natyra kaotike e politikës libiane pas intervenimit ka lejuar sundimin e lirë të forcave islamike ekstremiste që e shohin barazinë gjinore si një perversion perëndimor.

Tre vjet më parë, NATO deklaroi se misioni në Libi ishte “një nga historitë më të suksesshme të NATO-s.” E vërteta është se ndërhyrjet perëndimore nuk kanë prodhuar asgjë, porse vetëm dështime kolosale në Libi, Irak dhe Siri. Që të mos harrojmë, para përfshirjes ushtarake perëndimore në këto tre vende, ata ishin shtetet më moderne dhe më sekulare të Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut, me standardet më të larta të jetesës dhe me të drejtat më të mira për gratë.

Një dekadë e ekspeditave të dështuara ushtarake në Lindjen e Mesme e ka lënë popullin amerikan në triliona dollarë borxhe. Megjithatë, një grup ka përfituar jashtëzakonisht nga luftërat vdekjeprurëse dhe të kushtueshme: Kompleksi industrial ushtarak i Amerikës.

Ndërtimi i bazave të reja ushtarake do të thotë miliarda dollarë për elitën ushtarake të Amerikës. Siç vuri në dukje Will Blum, pas bombardimeve të Irakut, Shtetet e Bashkuara ndërtuan baza të reja në Kuvajt, Bahrein, Katar, Emiratet e Bashkuara Arabe, Oman dhe Arabinë Saudite.

Pas bombardimeve të Afganistanit, Shtetet e Bashkuara tani po ndërtojnë baza ushtarake në Pakistan, Kazakistan, Uzbekistan dhe Taxhikistan.

Pas bombardimeve të fundit në Libi, Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar baza të reja ushtarake në Seykelles, Kenia, Sudanin e Jugut, Nigeri dhe Burkina Faso.

Duke pasur parasysh se Libia është në majë të kryqëzimit strategjik të botës afrikane, Lindjes së Mesme dhe Evropës, kontrolli perëndimor i vendit ka qenë gjithmonë një mënyrë jashtëzakonisht efektive për të projektuar pushtetin në këto tre rajone dhe më gjerë.

Ndërhyrja ushtarake e NATO-s mund të ketë qenë një sukses i jashtëzakonshëm për elitën ushtarake amerikane dhe kompanitë e naftës, por për popullin e thjeshtë libian fushata ushtarake mund të regjistrohet në histori si një nga dështimet më të mëdha të shekullit të 21-të.*

Garikai Chengu është një studiues në Universitetin e Harvardit./globalresearch/Gazeta Impakt

183