Libra pa para ska më: Studentët grekë sulmojnë ministrinë e arsimit

Studentët në Athinë u përleshën me policinë ditën e premte duke u përpjekur të sulmojnë ndërtesën e ministrisë së arsimit të Greqisë, tregon një video e Ruptly. Botuesit pezulluan shpërndarjen falas të librave duke përmendur vonesat e pagesave nga ministria.

Në video tregohen studentët që gjuajnë me gurë dhe karrige në hyrje të ndërtesës. Policia gjate trazirave mundohet ti ndalojë demonstruesit nga hyrja në kompleks, por konfrontimi përfundimisht rezulton në përleshje.

Më herët në tetor, Shoqata e botuesve të librave shkencorë (ASBP) vendosi të pezullojë shpërndarjen e librave për studentët e universiteteve për vitin akademik 2017-2018, pas vonesave të pagesave nga ministria e arsimit, njoftoi media greke.

“Ministria e Arsimit në menyrë të pa precedent ka vonuar përmbushjen e detyrimeve të saj financiare,” tha një anëtar i ASBP, siç u citua nga faqja e lajmeve greke.
Ka pasur edhe vonesa të pagesave në të kaluarën, por këtë vit industria e teksteve shkollore nuk mund t’i mbulojë kostot, shtoi anëtari i ASBP./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne