Libri i gazetarit francez: 4 në 5 priftërinj të Vatikanit, homoseksualë

Libri, ‘Në brendësi të Vatikanit’, shkruar nga një gazetar francez, pretendon se priftërinjtë homofobikë kanë shumë gjasa të jenë homoseksualë.

Libri 570 faqesh gjithashtu thotë se, 4 në 5, ose 80 për qind e priftërinjve të Vatikanit janë homoseksualë dhe jetojnë të veçuar. Autori dhe gazetari, Frédéric Martel ka kaluar katër vjet duke studiuar dhe sipas botuesit, libri është një tregues befasues i korrupsionit dhe hipokrizisë, informon dritare.net

Libri përmban rreth 1500 intervista që tregojnë se, priftërinjtë kanë mbajtur marrëdhënie të matura dhe kanë udhëhequr jetën e dyfishtë seksuale me partnerët homoseksualë dhe prostitutat meshkuj.

Në libër përfshihen intervista me 41 kardinalë, 52 peshkopë dhe monsinjorë, 45 ambasadorë papalë ose zyrtarë diplomatikë, 11 roje zvicerane dhe më shumë se 200 priftërinj dhe seminaristë. Peshkopët nga e gjithë bota u thirrën nga Vatikani për një konferencë mbi abuzimin seksual të mërkurën e ardhshëm. Mësohet se, libri do të publikohet në tetë gjuhë, në 20 vende të botës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne