LIBRI I RI nga Prof. Savash Veliu OPINIONE GEOPOLITIKE e titulluar “MENDIME TE THELLA”…26 prill 2017

Libër që ngërthen në vete të thënat të pathëna që për kohë të shkurtër e të shpejt arriti të krijoj opinione të paparapara brenda rrjeteve mediale dhe atë sociale me senzacionet informative tejet serioze të brumosur në struktur​imin e tematikave aktuale duke i bërë qender vemendjeje ditore tabu temat ideologjike, si në vend ashtu edhe në diasporë…

 

Libri përbëhet prej tre kapitujve kryesues që përmbledh artikuj nga gjithë bota Shqiptare ajo Botërorja dhe nga Rajoni i raskapitur nga krizat ekonomike, sociale dhe mbi të gjitha nga ajo moralja e shtrenjtë si e humbura e shenjtë në syrin e njeriut të sotëm.

 Brenda kopertinave të librit gjen një larmi temash e subjektesh të cilët shtjellohen nëpërmjet një gjuhe shumë të mprehtë, me përmbajtje që sjellin informacione për periudha të ndryshme kohore, madje edhe më të reja. Libri ngërthen në vete ngjarje e dukuri të ndryshme të cilat në rrethana dhe kohë të caktuara kanë qenë të orientuara edhe drejt atakimit të qenies sonë kombëtare.

Mungesa e vemendjes qendrore te të gjitha mediatë në botë për të paraqitur të ngjarat në mënyrë dramatike të; vrasjeve, dhunimeve, shkatërrimeve, dëbimeve masive gjatë shekullit XX dhe atë XXI kur kryeshin gjenocidi rrënqetthës ndaj popullsisë shqiptare e jo shqiptare në sytë e vëzhguesve ndërkombëtarë në zemër të Evropës ”Demokratike” e pabesueshme, por e vërtetë, ata pa vrarë ndërgjegjen ngritën zëra për të mohuar gjenocidin, për të marrë anën e krimineleve sikur të ishin viktima e duke i akuzuar viktimat sikur të ishin kriminel. Kjo është Evropa dhe Mashtrimi i Madh i saj në sytë e opinionit ndërkombëtar, por në fakt Evropa është një dështim i madh!/Gazeta Impakt 

97