Liderët e myslimanëve në Evropë u takuan në Danimarkë për të diskutuar situatën humanitare me të cilën po ballafaqohen muslimanët ujgurë në rajonin autonom Xinjiang në Kinë.

Shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut në rajon janë “të papranueshme”, tha kreu i Forumit Musliman Evropian (EMF) Abdulvahed Niyazov në mbledhjen e katërt të bordit të EMF të mbajtur të martën në Kopenhagë.

“Ne do të vizitojmë ambasadën kineze në Kopenhagë dhe do ti themi se politikat e tyre ndaj rajonit autonom të Xinjiangut janë të papranueshme,” tha Niyazov.

Së bashku me anëtarët e Bordit të EMF-së, në takim morën pjesë Turghunjan Alawudun, drejtor i çështjeve fetare për Kongresin Botëror të Ujgurëve; Gadzhimurad Omarov, anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Dumës së Rusisë si dhe një numër diplomatësh të huaj.

Disa pjesëmarrës në takim deklaruan gjithashtu edhe qëllimin për të ngritur çështjen deri tek figurat e larta fetare të Danimarkës.

Rajoni Xinjiang i Kinës është atdheu i gati 10 milion ujgurëve. Etnia muslimane turke, e cila përbën rreth 45 përqind të popullsisë së përgjithshme të Xinjiangut, i ka akuzuar prej një kohe të gjatë autoritetet kineze për diskriminim politik, ekonomik dhe kulturor.

Gjatë dy viteve të fundit Kina i ka imponuar rajonit kufizime gjithnjë e më të shumta, duke përfshirë ndalimin e mjekrave për burrat dhe mbulesen e hixhabit për gratë muslimane.

Sipas raportineve të The Wall Street Journal, Kina ka implementuar në terren gjithashtu atë që shumë vëzhgues e shohin si programi më i gjerë mbikëqyrës elektronik në botë.
Sipas zyrtarëve të SHBA-së dhe OKB-së, rreth 1 milion njerëz, afërsisht 7 për qind e popullsisë muslimane të Xinjiangur, mbahen të burgosur në një rrjet të gjerë kampesh “ri-arsimimi politik”./yenisafak/Gazeta Impakt

35