Liderët arab flejnë në samitin arab në Tunizi

Liderët e shteteve anëtare të Lidhjes arabe kanë mbajtur samitin gjatë këtij vikendi në Tunizi. Liderët arab edhe këtë vit kanë vazhduar traditën e fjetjes së tyre gjatë punimeve të samitit. Shumë prej tyre kanë rënë në gjumë të thellë gjersa diskutonin për fatin e myslimanëve arab.

Në pushimet në mes fjetjes liderët arab janë pajtuar se do të kërkojnë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të bjerë Rezolutën kundër vendimit amerikan për njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi rrafshlartësirën e Golanit, pjesën e Sirisë të cilën Izraeli e ka okupuar gjatë vitit 1967. Përveç kësaj, liderët e shteteve arabe kanë paralajmëruar të gjitha shtetet që të mos ndjekin hapin e SHBA-ve të njohjes së sovranitetit izraelit mbi Golanin.

Sekretari i përgjithshëm i KB-ve Antonio Guterres, përfaqësuesja e Bashkimit Evropian dhe krerët shteteve të Lidhjes Arabe nga samiti në Tunizi të dielën kanë dërguar porosinë e mbështetjes së sovranitetit sirian mbi rrafsh – lartësirën e Golanit të cilën Izraeli e ka okupuar dhe aneksuar, ndërsa javën e kaluar SHBA-të e kanë njohur si territor izraelit. Çfarëdo rezolutë për konfliktin sirian duhet të garantojë tërësinë territoriale të Sirisë, e kjo përfshin edhe rrafsh-lartësirën e Golanit, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i OKB-së Guterres.

Në adresimin krerëve të shteteve anëtare të Lidhjes arabe në Tunizi, Guterres ka thënë se zgjidhja”imperative” është ajo për dy shtete, të Izraelit dhe Palestinës”. Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe të sigurisë Federica Mogherini ka thënë se zgjidhja për paqe nuk është në shkeljen e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Zgjidhja me dy shtete, Izraelin dhe Palestinën”është e vetmja zgjidhje reale dhe e mundshme,… dhe mbi neve është përgjegjësia të parandalojmë që kjo zgjidhje të largohet”, ka thënë ajo. Më tutje ka shtuar” se cilido plan i ardhshëm duhet të njohë parametrat ndërkombëtare të arritura në gjendjen e vitit 1967 si dhe statutin e Jerusalemit si kryeqytet i të dyja shteteve”, ka thënë Mogherini.

Mbreti saudit Selmani ka thënë të dielën se”absolutisht refuzon”çfarëdo masa të cilët shkelin sovranitetin sirian mbi rrafshlartësirën e Golanit. Mbreti Selman ka përsëritur se vendi i tij evokon themelimin e shtetit palestinez në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, me kryeqytet Jerusalemin .

Presidenti egjiptian Abdel Fatah al Sisi ka theksuar se rrafshlartësira e Golanit duhet të kthehet Sirisë. Presidenti amerikan Donald Trumpi ka nënshkruar javën e kaluar dekretin me të cilën e njeh Golanin si pjesë e territorit izraelit, pasi që para katër muaj ka pranuar Jerusalemin si kryeqytetit të Izraelit. Në samitin e Lidhjes arabe përfaqësuesit e 20 shteteve anëtare unanimisht kanë gjykuar hapin e administratës së Trumpit të cilën e konsiderojnë të njëanshëm ndaj Izraelit.

Në të ashtuquajturën luftën gjashtë ditore kundër Egjiptit, Sirisë dhe Jordanisë, Izraeli e ka okupuar Gazën dhe Sinjin(Egjipt), rrafshlartësirën e Golanit(Siria) dhe Bregun Perëndimor me Jerusalemin lindor(Jordania). Në vitin 1981 Izraeli e ka aneksuar Golanin përkundër kundërshtimeve të Sirisë dhe KB-ve. Nikoqiri i samitit të Lidhjes arabe, presidenti tunizian Caid Essebsi ka thënë se samiti duhet të dërgojë porosinë për rëndësinë e themelimit të shtetit palestinez me kryeqytetin e saj, Jerusalemin lindor.

Stabiliteti rajonal dhe ndërkombëtar duhet të jetë rezultat” i zgjidhjes së drejtë dhe të tërësishme i cili përfshin të drejtën e popullit palestinez në themelimin e shtetit palestinez me Jerusalemin si kryeqytetit i saj”, ka thënë Essebsi.

Stabiliteti rajonal dhe ndërkombëtar duhet të jetë rezultat i”zgjidhjes së drejtë dhe të plotë i cili përfshinë të drejtën e popullit palestinez themelimit të shtetit palestinez me Jerusalemin si kryeqytet”, ka thënë Essebsi. Emiri i Katarit sheiku Tamim bin Hama dal Thani të dielën e ka braktisur samitin e liderëve arab në Tunizi.

Takimi në Tunizi ishte i pari në të cilin liderët e Katarit dhe Arabisë Saudite ishin së bashku në një takim, pasi që Riadi dhe aleatët e saj Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti gjatë vitit 2017 kanë aplikuar bllokadën detare, ajrore dhe tokësore kundër Katarit.

Agjencioni i lajmeve të Katarit ka publikuar se sheik Tamimi ka lëshuar Tunizinë pas sesionit hyrës të samitit të Lidhjes arabe, por nuk ka cekur arsyen.

Kur është fjalë për Iranin, i cili nuk i takon botës arabe, Lidhja arabe ka bërë thirrje Teheranit që të punojë me liderët aran në bazë të marrëdhënieve të mira fqinjësore pa përzierjen e dyanshme në punët e brendshme të shteteve të tyre.

Burimi: SAFF/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne