Lideri i Hamasit është nën mbrojtjen e Hezbollahut

Televizioni izraelit, Kanal-2 ka bërë me dije se personi i parë në listën e më të kërkuarve të Izraelit, një ndër udhëheqësve të Hamasit, Salih Aruri ndodhet në Bejrut dhe është nën mbrojtjen e Hizbullahut.

Televizioni izraelit, Kanal-2 ka informuar se Salih Aruri i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë, pasi është larguar nga Katari ka hyrë në Liban dhe është vendsour në qytezën Dahije në jug të Bejrutit dhe po jeton nën një mbrojtje intensive.

Salih Aruri, i cili për një kohë të gjatë ka jetuar në Turqi, pasi Turqia vendosi të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin u detyruar që të largohej nga ky vend që kishte jetuar gjatë. Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu gjatë bisedimeve me të cilat kishte hyrë më 22 dhjetor të vitit 2015 me Turqinë kishte bvënë një kusht që të dëbohej nga Turqia Salih Aruri dhe Truqia ishte mëse e gatshme t’ia plotësonte këtë kusht.

Salih Aruri pas u dëbua nga Turqia vendosi të shkonte në Katar; megjithatë për shkak të presionit të madh nën të cilin gjendet aktualisht Katari, atij i është kërkuar që të largohet edhe nga ky vend.

Pak kohë më parë ishte përhapur lajmi se Salih Aruri ishte vendosur në Malajzi; megjithatë

qeveria malajzeze i pati përgënjeshtruar këto lajme.

Izraeli e akuzon Salih Aruri si personi që ka planifikuar protestat e armatosura në West Bank.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne