Lideri i sektit Mormon me 25 gra dhe 146 fëmijë dënohet për poligami

Dy ish drejtues të sektit fetar janë shpallur fajtorë për poligami pasi u martuan me më shumë se thjetëra gra gjatë një periudhe prej 25 vjetësh, në një vendim të rëndësishëm për Kanadanë.

Winston Blackmore, 60 vjeç dhe James Oler, 53 vjeç, u dënuan për praktikim poligamie nga Gjykata Supreme e British Columbia, pas një beteje të gjatë ligjore dhjetëvjeçare, raportoi CBC News.

Blackmore u shpall fajtor për martesën me 25 gra, ndërsa Oler u dënua për shkak të martesës me pesë gra në të njëjtën kohë.

Policia nisi një hetim në fillim të viteve 90 për akuzat mbi poligaminë në një bashkësi të izoluar fetare në Bountiful, British Columbia por përpjekjet për ndjekje penale u penguan nga mungesa qartësuese e ligjeve të Kanadasë mbi poligaminë.

Një vendim i Gjykatës Supreme i vitit 2011 që përcaktoi ligjet që ndalonin poligaminë ishin të vlefshme dhe nuk shkelnin liritë e garantuara fetare, hapi rrugën për ngritjen e akuzave.

Asnjeri prej tyre nuk i mohoi martesat e shumëfishta. Blackmore, i cili është babai i 146 fëmijëve nga martesat e tij u tha gazetarëve pas vendimit; “Unë sot jam fajtor sepse po jetoj me fenë time dhe e them këtë, sepse kurrë nuk e kam mohuar atë”.

“Njëzet e shtatë vjet dhe dhjetëra milionë dollarë më vonë, që i kemi dëshmuar është diçka që kurrë nuk e kemi mohuar. Unë nuk e kam mohuar kurrë besimin tim. Kjo është ajo që prisnim”, tha ai.

Blackmore dhe Oler ishin udhëheqës të një sekti Mormon të shkëputur të quajtur Kisha Fundamentaliste e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Ne gjyqin 12-ditor mori pjesë një ish-bashkëshorte e Blackmore, ekspertët e zakonshëm Mormonë dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit që u morën me këtë rast.

Para aktgjykimit avokati i Blackmore shprehu synimin për të sfiduar kushtetutshmërinë e ligjeve Kanadeze të poligamisë, nëse klienti i tij shpallej fajtor.

Sipas ligjit Kanadez, dënimi maksimal me të cilin njeriu do të përballet është pesë vjet burg. Dënimi do të jepet në seancat e ardhshme.

Grupi kanadez është pjesë e të njëjtit sekt të udhëhequr nga lideri amerikan poligamist i burgosur, Warren Jeffs. Ai u dënua në vitin 2011 me burgim të përjetshëm për sulm seksual ndaj vajzave nën moshë që ai i konsideronte bashkëshorte.

Jeffs e perjashtoi Blackmore nga sekti në vitin 2002, i cili kishte shërbyer si Peshkop i grupit për dy dekada. Oler, që ishte martuar me motrën e Blackmore, e zëvendësoi atë si udhëheqës i komunitetit./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne