Nga James Petras

Arabia Saudite ka ndërtuar një rrjet të fuqishëm të marrëdhënieve politike, ushtarake dhe ekonomike rajonale dhe lokale që përfshin brenda vetes një bashkësi të përbashkët të besimit radikal fetar. Si rezultat, pavarësisht reputacionit të saj si një monarki klerike fetare despotike e prapambetur me një varësi ekstreme në shitjen e naftës, ajo është bërë një forcë me ndikueshmëri të lartë politike në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Për të kuptuar dinamikën dhe parashikimet e pushtetit saudit është e rëndësishme të përkufizohet dhe të analizohet sesi përdoren armë ushtarake, fetare dhe ekonomike.

Arabia Saudite: Mungesa e Forcës dhe Mbrojtja e Ushtarëve të Paguarë

Arabia Saudite ka financuar dhe ka furnizuar ushtri të dhunshme mercenare në shtete të këtilla si Siria, Iraku, Somalia, Jemeni, Libia, Libani, Afganistani, Pakistani, Filipinet, Malajzi dhe disa vende të tjera në Azi dhe në Afrikë.

Shkolla vehabiste e Islamit sunni që ka përqafuar Arabia Saudite dhe mercenarët e saj tregtarëndërmarrin veprime për të përmbysur dhe për tëshkatërruar regjimet dhe shoqëritë e tjera arabe që ndjekin në shtetet e tyre udhëheqje të pavarura moderne, nacionaliste dhe sekulare ose që zgjedhin të jetojnë së bashku në tolerancë multietnike dhe tolerancë multifetare. Për më tepër, ata synojnë që të sulmojnë shtetet e rajonit në qeveritë e të cilave ekziston njëshumicë e myslimanëveshia, që bien ndesh me sundimin saudito-vahabist në Lindjen e Mesme.

Qëllimi i sauditëve ka qenë gjithmonë qëtë shkatërrojë shoqëritë bashkëkohore me një larmishmëri etnike dhe të imponojë regjime të tjera brutale ‘ndjekëse’ të regjimit të tyre, të cilat do të mbrojnë monarkët udhëheqës arabë nga përmbysja e brendshme e forcave popullore, nacionaliste dhe demokratike si dhe nga forcat e jashtme.

Arabia Saudite blen “aleatët” e saj rajonalë dhe global

Monarkia saudite financon, mbështet dhe nxit regjime që nuk janëpopullore dhe anti-demokratike me qëllim që të arrijë të sigurojë në mënyrë të vazhdueshme aleatët e saj ushtarakë dhe burimet nga ku merrushtarët që paguan. Pasuria që sauditët posedojnë për shkak të naftës ka qënë burimi prej nga ku janë oficerët ushtarakë dhe trupat nga Pakistani, Egjipti, Jemeni dhe Jordania që i ka përdorur për të imponuar ambiciet e saj hegjemonike në rajon.

Arabia Saudite ka lidhje ekonomike dhe ushtarake që datojnë prej një kohe shumë të gjatëme Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe vende të tjera të NATO-s. Bazat ushtarake dhe armët amerikane, bashkëngjitur edhe me shitjet e armëve nga britanikët dhe francezët shërbejnë si pagesa për mbrojtësit pretore në këtë despotizmit të ngushtë.

Me pasuritë e përftuara nga zotërimi i naftës, Arabia Saudite ka financuar mijëra shkolla fetare dhe qendra kulturore jashtë shtetit për të predikuar dhe për të mësuar në formën më jotolerante të mësimeve vehabiste. Ato u japin bursa studimi myslimanëve të rinj të talentuarë të gatshëm për të përhapur propagandën vehabiste dhe për të rekrutuar ushtarë me pagesë dhe aktivistë politikë për të përparuar gjithnjë e më shumë drejt parashikimevedhe pretendimeve të mbretit monark saudi për tak thyer këtë vend në një fuqi globale.

rabia Saudite ka krijuar lidhje prej një kohe të gjatë tashmëde factoedhe me Izraelin. Pavarësisht dallimeve të tyre sipërfaqësore fetare, marrëdhiet në fjalë janëbazuar në racizmin e tyre të theksuar dhe ndarjeve fisnore si dhe armiqësinë e përbashkët që ndajnëndaj Iranit të pavarur dhe shteteve laike dhe nacionaliste arabe, si Libani, Siria dhe Iraku si dhe lëvizjeve popullore çlirimtare që janë krijuar dhe operojnë në Lindjen e Mesme.

Në pjesën më të madhe të saj, Monarkia Saudite ka arritur të mbijetojë me anë të “fuqisë së huazuar” që ka arritur të marrëduke paguar me anë të pasurisë së naftës këshilltarët ushtarakë dhe financiarë. Dobësia themelore që ka Arabia Saudite dhe patologjia politike është bërë edhe më e qartë në momentin kur sauditët zgjodhën të sulmonin dhe të bllokonin vendet më të dobëta ushtarakisht dhe më të rrezikuara në Lindjen e Mesme: Jemenin dhe Katarin.

Pavarësisht miliarda dollarëve të shpenzuara për të goditur Jemenin me mijëra ton bomba dhe për majisur me armë mijëra ushtarëmercenarë, këto forca të deleguara saudite kanë arritur të pushtojnë më së shumti një të tretën e këtij vendi të shkatërruar dhe më pak se një e katërta e popullatës së saj të izoluarë dhe të uriturë. Princat e Arabisë Saudite kanë kryer nga krimet më të egra të luftës gjatë luftës së tyre ndaj Jemenit, duke shkatërruar shumicën e infrastrukturës jetike, duke vrarë mijëra njerëz, duke përhapur kolerën duke bombarduar sistemin e trajtimit të ujit dhe duke vrarë miliona civilë në përpjekjen e tyre për ta detyruar këtë popullatë që t’i nënshtrohet . pavarësisht gjithë këtyre, Arabia Saudite ka pësuar sulme të shumta ndërkufitare dhe madje një sulm i fundit raketor është kryer nga rebelët jemenas kundër aeroportit të saj kryesor.

Katari e nxiti edhe më shumëzemërimin e sauditëve për shkak të diplomacinë së tij rajonale të pavarur të naftës, duke përfshirë kryesisht lidhjen e marrëdhënieve miqësore me fqinjin e tij të madh, Iranin. Sauditët tashmë të zemëruarë financuan tre regjime diktatoriale rajonale, Egjiptin, Jordanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që t’i bashkohen Arabisë Saudite në mënyrë që rëë bojkoton Katarit e vogël. Këto masa për bojkotu kthyen si një bomerang mbi mbretin saudit, duke sjellë si rezultat rritjen e tregtisë sëKatarit me Iranin dhe Irakun, dhe në këtëmënyrë efektive sanksionet e marra kundër Katarit u kthyen në sanksione kundër mbretit të fuqishëm saudit. Është gjithnjë e më e dukshme që monarkia e shenjte saudite nuk mund të ngrefë në mënyrë efektive muskujt e tij të butë kundër fqinjëve të vet.

Projektimet saudite të pushtetit përtej vendeve fqinje më të afërta që ndodhen në kufi kanë dështuar në të njëjtën mënyrë siç kanë dështuar edhe përpjekjet për të krijuar imazhin e monarkisë që do ta paraqiste atë si një fuqi globale. Ushtarët me pagesë të ISIS-it të financuarë nga Arabia Sauditejanë mposhtur me vendosmëri nga forcat Shia të Irakut dhe nga aleanca Siriane-Rusi-Iraniane-Hizbullahut në Siri. Si rezultat, mercenarët vullnetarë kanë marrë pagat e tyre dhe kanë ikur në vendet e tyre të origjinës për të krijuar probleme dhe shkatërruar vende të tjera.

Terroristët mercenarë të mbështeturë nga Arabia Saudite në Afganistan po margjinalizohen nga talebanët, të cilët ende mund të gëzojnë në largësi disa nga mbetjet saudite, megjithatë vazhdojnë të ndjekin agjendën e tyre nacionaliste.

Sauditët kanë dhënë konfirmimin e tyre për operacionete fshehta me Izraelin, një rast manipulimi i ndërsjellë bazuar në armiqësinë e tyre të përbashkët ndaj Iranit, Sirisë, Hizbullahut, Hamasit dhe Jemenit. Kjo ka rezultuar në një martesë të çuditshme të vehabistëve sauditë, me sionistëteWall Street-it dhe militaristëve fanatikë izraelitë.

Momenti ‘saudit’ i Donald Trumpit: Vlasi me Muhammed bin Salman

Në fillim të nëntorit të vitit 2017, Princi i Kurorës dhe Zëvendës Kryeministri i Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman (MBS) arrestuan 30 ministra dhe gjeneralë, një miliarder “Arab Ëarren Buffe”’ dhe 11 princa shumë të pasurë, duke sekuestruar në këtë mënyrë pothuajse një trilion dollar në asete. Ky ka qënë spastrimi më i madh në historinë Saudite. Disa princa janë dëunar me dënim me vdekje me urdhra ekzekutivë mëtë hershëm në këtë proces.

MBS po mundohet të stabilizojë dhe sigurojë pushtetin e tij si pjesë e një fushate ‘anti-korrupsion’ për të pastruar burokracinë e shtetit dhe për t’i zëvendësuar të pushuarit me emërime tëdrejtpërdrejta besnike ndaj MBS. Princi i Kurorës ka realizuar grushtin e tij të shtetit duke e paraqitur si një ‘transformim historik’, pastrimi i konservatorëve tëvjetër për të sjellë modernizimin e monarkisë. Shumica e vëzhguesve hedhin poshtë retorikën e qeverisë së mirë të MBS si “administrim i mirë” dhe e shohin atë si një mantel të hollë për konsolidimin e diktaturës së tij personale.

Ideja e Princit të Kurorës për ‘modernizimin’ e monarkisë është shoqëruar me provokime ushtarake rajonale, kërcënime dhe luftëra fraksionare. Projekti i MBS-së për “transformimin” e Arabisë Saudite nuk mund të tërheqë investimet e huaja për të cilat ai ka nevojë. Aksioni i MBS-së për të bllokuar Katarin e vogël, ku janë të stacionuara një bazë ushtarake ajërore strategjike amerikane dhe mijëra trupa amerikanë provokuan një distancim të tyrin të Pentagonit.

MBS urdhëroi kryeministrin libanez, Saad al Hariri, i cili është një kukull e monarkisë saudite dhe ka shtetësi të dyfishtë libaneze-saudite, që të shkonte menjëherë në Riad dhe për të njoftuar nga atje dorëheqjen e tij në televizionin saudit. Hariri lexoi një shkrim që denonconte Iranin dhe Hizbullahun (anëtar të koalicionit aktual qeverisës libanez) se kishin komplotuar një atentat vrasës për Haririn. Kështu që askush nuk do të dështonte të kapte lidhjen me MBS, Hariri është fshehur në Arabinë Saudite dhe refuzon ose nuk është në gjendje të fluturojë në shtëpi.

Plani i MBS-së për të marrë pushtetin u shqyrtua dhe u aprovua paraprakisht me SHBA-nëgjatë një mbledhjejenë mes të vitit me Presidentin Trump. Spastrimi i afërt në rradhët e qeverisë dhe princave konfirmua edhe me nënshtrimin e një marrëveshje të naftës prej dy miliardë dollarësh mesWashingtonit dhe Riadit.

Princi i kurorës, i cili ësht despotik por edhe “vizionar”, i ofroi “bizhuteritë mbretërore” të ArabisëWall Streetit***, duke i premtuar se do të privatizonte ARAMCO, kompaninë shtetërore të naftës në vlerën e miliarda dollarëve. Gjithashtu, sauditëtkanë ofruarmarrëveshje me vlera shumë miliardë dollarëshe për investitorët nga SHBA-ja dhe nga BE-ja për të ndërtuar mega-qytete moderne për qytetarët sauditë në vendin e investimeve që do të bënin princat, burokratët dhe kerikët fetarë të korruptuarë.

Manovrat rajonale saudite të luftës dhe grushtet e vazhdueshme të brendshme të shtetit provokojnë frikë në mesin e atyre që kërkojnë të investojnëpër shkak të paqëndrueshmërisë së madhe rajonale. Retorika anti-iraniane e MBS-së dhe kërcënimet e ashpra për të sulmuar Teheranin mund të kenë ngacmuar kryeministrin izraelit Netanjahu dhe lolon e tij të ri të rradhës të Shtëpisë së Bardhë, presidentin e SHBA Donald Trump, megjithatë një gjë e këtillë nuk i ka impresionuar gjeneralët në kabinetin e Trump ose bankierët e Wall Street-it.

Regjimi i paqëndrueshëm i MBS-së, nxitjet e tij që bën për luftë dhe heqja dorë nga zotërimii naftës nuk konsistojnë kurrësesi në hapa që duhet të hidhensipas bazave politike dhe ekonomike të domosdoshme për një ekonomi moderne, të sofistikuar dhe të larmishme. Shumica e vëzhguesve kanë arritur në përfundimin se shitja e ARAMCO-s është një marrëveshje që do të arrijë të sjellë vetëm pak efektivitete në drejtim të vendeve të kualifikuara, ndërmarrjeve lokale dhe diversifikimit ekonomik.

Aktualisht, MBS-ja duket se ka “arritur të marrë mbështetjen”e ish-sundimtarin e shkatërruar dhe shumë të papëlqyeshëm të Jemenit, Abdrabbo Mansur Hadi. Aftësitë dhe fuqitë e tij bindëse kanë arritur të bëjnë magjinë e tyre tek ish-kryeministri libanez Saad Hariri, ndikueshmëria mbi të cilin mbetet dshimtë duke qënë se është njeri i pabesueshëm si dhe mbi presidentin amerikan Trump, i cili e gjykon çështjen nga pikëpamja egjeo-politikës. MBS ka thirrur dhe punësuar drejtuesit më të lartë të huajë nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe për të drejtuar procesin e privatizimit të naftës. Ai synon që ta shfaqëveten si një “despot modernizues” – të paktën derisa intrigat e tjera në lidhje me frontint’ia bëjnë atij të mundur që të arrijë të marrë pushtetin. Ndërkohë që nga njëra anë paraqitet si alternativa “moderne” për Lindjen e Mesme, në anët tjetër e ka pozicionuar veten si mbrojtës i radikalëve ekstremistë, duke përçmuar vetë popullin i tij, duke i shërbyer të huajve dhe emigrantëve të cilat, në ambjente private përçudnojnëbesimin e tyre në aftësitë e tij. Pa dyshim, ai do të mbetet i kënaqur nga çdo klloun që ka pushtuar Shtëpinë e Bardhë të SHBA-së.

Aktualisht, sauditët akoma mund të përballojnë koston e ushtarëve të paguarë, mund të shkatërrojnë miliona jemenas, mund t’i lënë ata të vdesin nga uria dhe mund të vazhdojnë të financojnë sulme terroriste në Beirut, Bagdat, Paris si dhe në Neë York…

Konkluzioni

Arabia Saudite dhe Izraeli luajnë role kyçe në vendosjen e “rëhapjes sëreagimit dhe terrorit” në Lindjen e Mesme. Të dyja këto palë nxisin luftëra të nxehta, fiancojnë terrorizmin dhe përhapinpërçarjen etnike dhe fetare që çon në krijimin e miliona refugjatëve.

‘Princi i Kurorës MBS’ i Arabisë Saudite konkurron me Netanjahun e Izraelit përsa i përket shpikjes së justifikimeve nga më të pabesueshme kundër Iranit, në mëyrë që të përgatisin opinionin e gjithë botësnë rang global.

MBS po u shërben në mënyrë aktive izraelitëve duke nxitur përçarjetndërsektare në Liban në mënyrë që t’i japë Izraelit një justifikim për të sulmuar Hizbullahun si dhe miliona civilë libanezë. MBS pretendon se lëshimi i një rakete të vetme nga Jemeni që goditi aeroportin e Riadit ishte një deklaratë e plotë dhe e qartë lufte nga Teherani, sikur embargo që ka shaktuar urinë e jemenasve nga sauditët dhe bombardimi ditor i qyteteve të Jemenit nuk duhet t’i jpin asnjë të drejtë jemeasve të kundërpërgjigjen dhe tëkundërsulmojnë.

Ethet e luftës në Riad janë veçse një mbulesë e impotencës politike të MBS-së dhe një ‘manovër e mirëmenduar’ për të shpërqendruar nga loja e pandershme e princave të rradhës dhe intrigave të klaneve ekstremiste.

Pavarësisht të gjithë klisheve të modernizimit të MBS-së të publikuara nga mediat perëndimore të korruptuara dhe punimeve të përgatitura me kujdes të madh në lidhje me marrëdhëniet me publikun, MBS vazhdon endetë shihet siudhheqja që aspirojnë një ushtri radikale, të varurë nga një aleancë e brishtë me aleatë jo të besueshëm.Këta aleatë janë Komanda e lartë egjiptiane dhe njësitë e saji përbuzin sauditët mëndjemëdhenjë dhe krenarë; Sundimtari i Bahreinit mbështetet vetë nga forcat mercenare saudite; masa popullore saudite mbahen nën kontroll nga kryekomandantët radikalë dhe torturuesit e tyre si dhe fuqia punëtore e importuarë nga jashtëdhe ushtritë e nëpunësve vendas dhe të huajë brutalizohen, përdhunohen dhe mashtrohen. Vështirë se kjo mund të shihet si një udhëheqjee frymëzues që do ta nxjerrë Arabinë Saudite nga situata e mesjetës.

Princi i kurorës është ulur në një kuti baruti që kërcënon të shkatërrojë gjithw shtrirjen politike në Lindjen e Mesme dhe tregjet globale financiare si dhe tregjet e naftës. Arabia Saudite është një regjim i brishtë me një shtrirje strukturore të gjatë dhe të rrallë. Krerët aktualw sauditw wndwrrojnw qw pushtetin e tyre të huazuara dhe intrigat e pallatit mbretwror mund të lulëzojnë në baza të tilla të kalbura dhe me një oligarki të përbuzur nga masat.

Në momentin qëMBS-ja do të guxojë të drejtojë raketën e parë drejt Teheranin, kjo do të shënojë rënien e kështjellës së rërës që kanë ndërtuar sauditët. E gjithë Lindja e Mesme dhe tregjet globale do të zhytet në një krizë të thellë. Çmimet e naftës do të rriten, tregjet e aksioneve do të rrëzohen dhe Izraeli do të shkojë në luftë kundër Hizbullahut. Donald Trump do të dërgojë forcat amerikane për t’u ballafaquar me iranianët e armatosurë dhe që janëshumë patriotikë dhe nacionalistë për territoret e tyre. Iraku dhe Siria do të përballen me kukullat rajonale që ka SHBA-ja, pra me kurdët. Kina, Rusia dhe India presin të nënshkruajnë marrëveshje të mëdha të naftës me njëra-tjetrën. Industria mashtruese amerikane do të festojë për rritjen e çmimeve të naftës.

Të gjithë princat sauditë do të largohen për në Evropë dhe do të zhgënjejnë qindra mijëra shërbyesë të tyre. Ndoshta do të detyrohen që edhe kafet e tyre t’i përgatisin me duart e tyre! Trumpi do të përdorë tweeterin për t’i bërë thirrje amerikanëve të vërshohen: Puset e naftës së Bahereinit! Ushtarët speacialë të ushtrisë së SHBA-së do të kthejnë Amerikën në Amerikën Madhështore!

AIPAC**** do të garantojë që të marrë numrin e votave të nevojshme në Kongresin amerikan për të shpallur fushat e burimeve të naftës së Arabisë Saudite si territore të planit të krijimit të Izraelit të Madh.

Me çmimet e larta historiketë naftës, Venezuela do të mund të përfitojë një rritje ekonomike, do të arrijë të paguajë borxhet, do të financojë axhendën e saj sociale, do të hapë shkollat dhe klinikat e saj dhe do të rizgjedhë në këtë mënyrënjë president socialist.

Pasi sauditët të kenëmbledhur çadrat e tyre dhe të largohen për në qendrën e Londrës dhe të përmbyten gjithë tregjet e naftës do të formohet një konsorcium i investitorëve perëndimorë të cilët do të marrin përsipër manaxhimin e situatës. Por ky ka qënë gjithnjë skenari afatgjatë… apo jo?

(*): Kontinenti i mbrojtjes së imperatorit në Romën Antike

(**): Warren Edward Buffett është një biznesmen dhe një investues në bursë nga SHBA-ja, që ze vend ndër njerëzit më të pasurë të botës. Princi për të cilin bëhet fjalë këtu është Princi El-Velid bin Telal bin Abdulaziz el Suud.

(***): Wall Street, është rruga e njohur në New York të SHBA-së që fillimisht ka mbajtur Bursën e Neë Yorkut, tashmë aty gjenden edhe zyrat qëndrore të organizatave fianciare më të rëndësishme në gjithë vendin.

(****): Komuniteti amerikano-izraelit i punëve publike (American Israel Public Affairs Committee, AIPAC), përbëhet nga 55.000 antarë dhe konsiston në organizatën më të rëndësishme për lobimin sionist në SHBA.

Burimi : Global Research / ML

29