Lidhjet me sigurimin: Kandidatët e PD në garë të verifikohen

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi përmes një statusi në faqen e tij në Facebook u kërkon dy nënkryetarëve të partisë, Edmond Spahos dhe Edi Palokës që të kërkojnë nga Komisioni i Verifikimit të Figurës kontroll për kandidatët në garë për kreun e partisë Demokratike.

Përpos kryetarit, Murrizi kërkon që e njëjta procedurë duhet të ndiqet për të gjitha kandidaturat që nga Kryesia Qendrore deri në zgjedhjet në degë me qëllim shkëputjen e PD-së nga ish bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit.

Zyrtarisht në garë janë Basha, Selami dhe dy anëtarët Astrit Sinanaj e Erion Piciri.

Deklarata e plotë
Tani qe zyrtarisht u rregjistruan kandidatet per kryetar te PDSH, mendoj qe neser fillon fushata.
I bej thirrhje z Paloka dhe z Spaho qe ti drejtohen zyrtarisht komisionit te verifikimit te figurave per te gjithe kanditatet per kryetar te PDSH.

Pas 27 vitesh pluralizem mendoj qe ardhur koha qe PD si parti e pare opozitare te shkeputet perfundimisht nga ish bashkepuntore te sigurimit te shtetit.

Pas kesaj , fituesi me date 22 korrik si kryetar i PDSH duhet qe keshillin kombetare, kryesine qendrore, kryetaret e degeve te PD dhe kryesite e rretheve te verifikohen qe te gjithe pa perjashtim per lidhjet me ish sigurimin e shtetit.

PD dhe DEMOKRATET nuk mund te drejtohen nga individe qe jane me çengela ne hunde, apo i kane shitur shpirtin dreqit.

Boll me me njerez me dy tre emra.
Pas 22 korrikut duhet te filloje nje periudhe e re per forcen tone politike.

27 vite penetrim te :gaforreve, çorapeve, shkrimtareve, revizoreve, financiereve, shisheve te qumteshtit, bozhureve , e lloj lloj letyrash qe kur ju permend emrat e ” pagezuar” nga sigurimi te vjen per te vjelle, jane shume per nje popull te vuajtur si SHQIPTARET.

Spiunet le te krijojne partine e tyre, se boll jane ushqyer e majmur nga vota e DEMOKRATËVE.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne