Liga Arabe fillon punimet pas kërkesës së Jordanisë për përballje me Trump

Liga Arabe ka formuar një komision në nivel ministrash arabë për të trajtuar në aspektin diplomatik dhe mediatik vendimin e fundit të Donald Trump mbi Kudsin.

Liga Arabe njoftoi sot se është ngritur një komision shumë-ministror për të adresuar vendimin e Presidentit amerikan Donald Trump për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Aviv në Kuds, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve Sputnik. Komisioni përbëhet nga përfaqësues të Jordanisë, Palestinës, Egjiptit, Arabisë Saudite, Marokut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul Gheit dhe do të ballafaqohet me vendimin e fundit të Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet i Izraelit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne