Liga e Kombeve – Shqipëria mposhtet në shtëpi nga Skocia, rrezikon rënien në Ligën D

Kombëtarja shqiptare e futbollit është mposhtur me rezultatin e thellë 0-4 nga ekipi i Skocisë, në kuadër të ndeshjes zyrtare për Ligën e Kombeve të UEFA-s.

Ekipi i drejtuar nga italiani Christian Panucci ka humbur në përballjen e katërt të kësaj lige në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku nuk mungoi as mbështetja e tifozëve.

Golat e Fraser, Fletcher dhe Forrest (2) kanë vulosur fitoren për kombëtaren skoceze.

Në takimet e zhvilluara në kuadër të Ligës së Kombeve të UEFA-s, Shqipëria ka fituar deri tani me rezultatin 1-0 përballë Izraelit më 7 shtator të këtij viti dhe ka humbur tij me rezultatin 2-0 më 14 tetor. Shqipëria ka humbur 2-0 gjithashtu përballjen e parë me Skocinë më 10 shtator.

Shqipëria në Ligën e Kombeve të UEFA-s është në grupin e parë me tre skuadra të Ligës C, ku pjesë janë Izraeli dhe Skocia.

Ndeshja e radhës e kombëtares së Shqipërisë në futboll do të jetë miqësorja kundër Uellsit. Ajo do të luhet më 20 nëntor në Stadiumin “Elbasan Arena”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne