Ligji shkelet hapur në Shqipëri, cigaret dhe alkooli u shiten edhe minorenëve

Në bazë të legjislacionit shqiptar është e ndaluar që fëmijëve nën moshën 18 vjeç t’u shitet alkool dhe cigare nga subjektet tregtare.
Por kamera e TV Klan tregon se në mjaft vende ato mund të blihen lehtësisht nga të rinjtë

Jashtë kamerave tregtarët shprehen se fëmijët dërgohen nga prindërit e tyre dhe kjo është arsyeja përse ua japin këto produkte.

Por ka dhe shumë raste ku të rinj nën moshën 18 vjeç blejnë cigare apo alkool për konsumim vetjak, dhe në këtë rast ata mashtrojnë me moshën e tyre.

Neni 9 i ligjit antiduhan thotë se nëse minorenëve u shiten cigare, akti përbën vepër penale dhe subjekti tregtar dënohet me 100 mijë lekë gjobë dhe konfiskim të produkteve.

Sipas OBSH, numri i fëmijëve duhanpirës dhe atyre që konsumojnë alkool është në rritje. Krahasuar me vendet e tjera europiane, Shqipëria ka një prevalencë të ulët. Të dhënat e ISHP tregojnë se rreth 11 % e nxënësve të shkollave të mesme raportojnë të kenë pirë duhan, ndërsa 32 % e tyre kanë përdorur alkool.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne