Pasi u tha masa e sigurisë së për gjykatësin e Apelit të Tiranës Shkëlqim Miri, lihet në burg edhe kushëriri i tij Kujtum Miri me akuzën e korrupsionit aktiv. Gjykata e Tiranës ia caktoi ditën e sotme këtë masë sigurie Kujtim Mirit pasi dyshohet të ketë qenë sekseri i gjykatësit, ku ky i fundit akuzohet se i ndryshoi veprën penale një të dënuari, nga ‘vrasje’ në plagosje të rëndë me dashje.

Mësohet se Prokuroria e Përgjithshme e hetonte gjykatësin Shkëlqim Mirin prej gati një viti, me dyshimet se ishte korruptuar nga Gentian Doda në këmbim të lirisë. Hetuesit dyshonin se ky i fundit ka paguar një shumë lekësh për gjykatësin që ndryshoi kualifikimin e vrasjes së Gazmir Dedjas në Burrel, në vitin 1997, nga vrasje, në plagosje e rëndë me dashje.

Gjithashtu, Policia i gjeti Shkëlqim Mirit një shumë të konsiderueshme parash në banesë, plot 300 milionë lekë, por hetimi për këtë rast nuk do mbetet me kaq. Mësohet se të tjerë persona, përfshirë këtu edhe gjyqtarë mund të arrestohen në ditët në vijim.

8