Likja dhe Lali Eri për ngjala në Lalëz

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj është parë javët e fundit të frekuentojë plazhin e Gjirit të Lalzit, zonë turistike ku ndodhet edhe rezidenca e presidentit Ilir Meta.

Të shtunën në mbrëmje , Veliaj është parë në resortin turistik. Ai ka qenë pranë lokalit i shoqëruar nga disa miq dhe më pas është larguar në drejtim të Vilave.

Burime serioze nga LSI i thanë CityNews se Veliaj prej disa kohësh po përpiqet të riafrohet me Ilir Metën pas disa qejfmbetjeve dhe përplasjeve të fundit politike.

Nuk dihet nëse Veliaj ka shkuar tek vila e Ilir Metës apo tek ndonjë mik tjetër i tij në rezidencën turistike. Gjithsesi fiks 5 vite më parë në të njëjtin vend Edi Rama shijoi ngjalat e Ilir Metës të cilat me shumë mundësi po i provon përsëri edhe Erion Veliaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne