Lindja e Afërt në vitin 2019

Stratfori në ueb faqen e tij ka publikuar parashikimet e ngjarjeve gjeopolitike në botë për vitin 2019. Këtu do të cekim disa nga sosh.

Irani

Stratfori parasheh përpjekjen e administratës së Trumpit që me shtrëngimin e sanksioneve të detyrojë regjimin e Iranit të ulet në tavolinën e bisedimeve, gjë që nuk do të ketë sukses. Parashihet qe regjimi iranian do të përpiqet të hakmerret SHBA-ve në mënyrë indirekte, me provokimin e anijeve të aleatëve amerikan në Gjirin Persik, me kryerjen e lansimit provues të raketave balistike dhe sipas nevojës me vazhdimin e zhvillimit të programit nuklear. Teherani do të jetë i gatshëm edhe në luftën sekrete elektronike apo vënien në aksion të aleatëve të tij në rajon kundër SHBA-ve, Izraelit dhe aleatëve amerikan në Gjirin Persik.

Arabia Saudite

Arabia Saudite gjatë vitit të ardhshëm do të ballafaqohet me rritjen e shqetësimeve për shkak të sjelljes së princit trashëgimtar MBS, sjelljen e të cilit opinion botëror me kujdes do të përcjell pas vrasje së gazetarit saudit në konsullatë. Disa aleatët saudit do të zvogëlojnë mbështetjen e tyre ushtarake Riadit.

Riadi do të vazhdojë implementimin e reformave ekonomike Vizioni 2030. Pritet se të gjitha masat e kursimit do të zvogëlohen për shkak të reformave pozitive ekonomike dhe rritjes së çmimit të naftës. Por, Arabia Saudite do të duhet të rrisë rezervat e saja financiare për të zbutur pakënaqësitë e qytetarëve me pagat e ulëta, pamundësisë së blerjes së banesave dhe zvogëlimit të standardit jetësor.

Siria

Strafori konsideron se Siria ka hyrë në fazën e fundit të luftës. Rusia do të përpiqet që të ruajë atë që e ka arrit dhe të shfrytëzojë Sirinë për vazhdimin e zgjerimit të ndikimit të saj në rajon. Në rast se arrin këtë, nuk do të dëshirojë të konfrontohet me SHBA-në, Turqinë dhe Izraelin.

Nga ana tjetër Irani do të përpiqet të rris mbështetjen Asadit, sidomos kundër Washingtonit dhe Ankarasë. Irani do të vazhdojë të forcojë prezencën e tij ushtarake në Siri si mjet për lehtësimin e sjelljes së armatimit dhe pajisjes ushtarake Hezbollahut në Liban. Izraeli do të vazhdojë të rrezikojë planet iraniane me shqetësim të madh se mund të sjell gjer të konfrontimi i paqëllimshëm me trupat ruse në Siri. Turqia dhe SHBA-të do të vazhdojnë që të kundërshtojnë mbijetesën e regjimit të Asadit, por çdo njëra prej këtyre do të vazhdojë të punojë në realizimin e agjendave të tyre të cilët janë të ndryshme.

Turqia

Turqia ndoshta do të ballafaqohet me problem në veriperëndim të vendit, veçanërisht për shkak të premtimit se do të mbrojë Idlibin, krahinën e vetme të mbetur në duart e opozitës siriane, të cilën regjimi sirian do të dëshirojë që me operacion ushtarak ta kthejë nën kontrollin e saj gjatë vitit 2019. Në rast se kjo ndodh, konflikti do të mund të zhvillohet në mes milicive paramilitare shite lojale Iranit dhe forcave opozitare siriane të cilët e kanë mbështetjen e Turqisë. Kjo do të mund të sjell luftën në mes njërës dhe tjetrës.

Por, sfida më e madhe për Turqinë, konsideron Stratfori në vitin e ardhshëm do të jetë fuqizimi i ekonomisë së dobët, zgjidhja e shkallës së lartë të inflacionit. Është e mundshme që Erdogani do të pranojë të paguajë llogarinë për borxhin e cili përbën ¼ e GDP-së turke, njëkohësisht duke shmangur krizën e re të lirës turke. Erdogani, parasheh Stratfori, do të përpiqet gjer në zgjedhjet lokale të zgjerojë bazën e vet zgjedhore.

Pritet që marrëdhëniet në mes SHBA-ve dhe Turqisë do të mbesin të tendosura për shkak të afrimit të Turqisë drejt Moskës, e cila e shqetëson SHBA-të dhe mbështetjes amerikane militantëve kurd në Siri të cilët Turqia i konsideron terroristë dhe paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të saj. Përveç përpjekjeve që të realizojë stabilitetin turk, Turqia do të vazhdojë të punojë në realizimin e qëllimeve tjera në rajon, nga të cilat është edhe shuarja e militantëve kurd në verilindje të Sirisë. Poashtu do të vazhdojë me sulmet ajrore në bazat e PKK-së në Irak.

Stratfor apo Strategic Forecasting Inc është kompani amerikane informative e cila ofron analiza dhe raporte, parashikime gjeopolitike dhe informata për çështjet e sigurisë dhe konflikteve. Kompaninë në vitin 1996 e ka themeluar eksperti për siguri Georg Friedman, sela e të cilit gjendet në Austin të Texasit.

Burimi : SAFF/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne