Lindja e Mesme – Ushtria izraelite arreston 22 palestinezë

Gjatë bastisjeve të mbrëmshme në zonën e Bregut Perëndimor, të cilin e mbajnë të pushtuar, forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 22 palestinezë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se të dyshuarit akuzohen për përfshirje në aktivitetet terroriste.

Më tej shtohet se të paraburgosurit u mbajtën në paraburgim për hetime të mëtejshme.

Sipas institucioneve palestineze, në burgjet izraelite mbahen rreth 6.500 palestinezë. Midis tyre janë qindra gra, të mitur dhe dhjetëra politikanë.

Duke ndjekur shembullin e sundimit britanik në Palestinë midis dy luftërave botërore, qeveria e Izraelit nga viti 1967 ndaj palestinezëve zbaton praktikën e “ndalimit administrativ”, e cila është një makth për palestinezët të cilët kalojnë muaj dhe vite në burgjet izraelite.

Mijëra palestinezë përfundojnë në burgjet izraelite si të ndaluar administrativ dhe më së shpeshti mbi ta rëndojnë akuza të supozuara që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të Izraelit. Edhe pse nuk mbahen procese gjyqësore, të burgosurit mbahen në paraburgim me muaj dhe vite, ndërsa avokatëve të tyre në të shumtën e rasteve nuk u lejohet te kenë qasje në të ashtuquajturat “dëshmi sekrete”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne