Lirim Greiçeviçi trembet: thote nuk e kam sulmuar Islamin

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Lirim Greiçeviçi i cili njihet edhe si zar i islamofobit Enver Hoxhaj, ish-ministrit te jashtem kosovar, eshte trembur pasi gazeta amerikane Huffingtonpost ka botuar sulmet e tij kunder Islamit. Lirim Greiçeviçi eshte permendur edhe me pare ne gazeten Impakt per lulet qe ai vendoste ne Londer ne bustin e heroit serbo-shqiptar te Shqiperise.

Greiçeviçi i cili per kete deklarate qe ka bere, mund te shkaktoje revolta ne Kosove, e ka kuptuar gabimin qe ka bere dhe per kete ka bere nje deklarate ne Facebook ku mohon islamofobine e tij. Ja komenti i Greiçeviçit:

“Reagim lidhur me një fragment të intervistës sime, dhënë gazetës Huffington Post:

Lidhur me botimin e një fragmenti të intervistës sime, dhënë gazetës Huffington Post, i plasuar nga portale në Kosovë, po jap këtë sqarim:

Kushdo që e ka botuar fragmentin i pari nga portalet e lajmeve në Kosovë dhe i cili pastaj është ribotuar nga portale të tjera, ka bërë një keqpërkthim ose keqinterpretim, kinse unë kam deklaruar që “…mëkati ynë ishte se ne u bëmë pjesë e Perandorisë Osmane dhe u konvertuam në islam”.

Dëshiroj të sqaroj se këtë nuk e kam thënë unë, është nëntitull i përdorur nga redaksia e gazetës Huffington Post. Madje, edhe aty, fjala në anglisht për mëkat (“sin”) është i vendosur në thonjëza. Askund në tekstin e intervistës nuk mund të gjindet që këtë e kam thënë unë.

Për sqarim, po e postoj këtu, si foto, tekstin në anglisht ku përdoret fjala “mëkat”, në anglisht “sin” në nëntitull. Gjithashtu po e postoj edhe linkun e plotë të intervistës sime, të cilën nuk e kam parë para botimit. Kërkoj nga portalet të cilat e kanë plasuar fragmentin me pasaktësi në gjuhën shqipe, që ta përmirësojnë, për hir të korrektësisë publike dhe përgjegjësisë profesionale.”

https://www.huffingtonpost.com/…/kosovo-the-balkan-treasure…

Megjithe kerkesen falje, deklarata e Greiçeviçit nuk duket e pabesueshme. Ish-shefi i tij Enver Hoxhaj ka dhene deklarata edhe me raciste dhe islamobiste sesa Greiçeviçi nga Londra.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne