Lirimi i të “Fortit” të Shkodrës, mediat belge: Krimi ka lidhje politike

Lirimi i të Fortit të Shkodrës, mediat belge: Ka lidhje politike

Mediave në Belgjikë nuk u ka shpëtuar fakti, që Safet Bajri, i cilësuar si një nga kokat e narkotrafikut, u lirua për 6 orë nga qelia e burgut për të marrë pjesë në varrimin e babait.

Sipas Hln, masa e marrë duket preferenciale, duke aluduar se Bajri ka lidhje me politikanë të lartë/

“Shqiptari, i njohur edhe me pseudonimin Safet Rustemi dhe i lidhur me rreth dyzet vrasje, prostitucion dhe trafik droge u burgos në shtator të vitit të kaluar. Në 10.20 të mëngjesit Bajri doli nga qelia për në banesën e tij në Shkodër. Pas kësaj ai mori pjesë në ceremoninë e shoqëruar nga policia dhe forca te sigurise, e me pas Bajri u kthye në qelinë e tij, ku duhet te vuaje denimin”.

Më tej në shkrim, media belge shkruan se ky lirim i përkohshëm i Bajrit ka lidhje të forta politike.

“Ky trajtim preferencial përsëri tregon se sa afër jane lidhjet mes politikanëve aktuale dhe klaneve mafioze”, përfundon Hnl.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne