Lirohen Albin Kurti dhe dy deputetet e Vetëvendosjes

Tre deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, Donika- Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu janë liruar nga paraburgimi.

Sipas Indeksonline për të tre deputetët është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Lirimin e parakohshëm sot e kishte paralajmëruar edhe avokati Tomë Gashi.

“Masa e paraburgimit për tre deputet të Lëvizjes Vetëvendosje në afat prej një muaj, por ky është afati maksimal siç e parasheh ligji, në asnjë mënyrë nuk do të thotë që ai të qëndrojë në paraburgim për një muaj, por sigurisht që kryetari i trupit gjykues sa më shpejt do ta caktojë seancën për të cilën është duke u mbajt gjykimi lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Gashi.

/b.d

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne