Lirohet deputetja e Vetëvendosjes Saranda Bogujevci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosja në Kosovë, Saranda Bogujevci është lënë e lirë, pas arrestimit sot paradite.

Ndërsa, siç raportojnë mediat në Kosovë aktivistët e Vetëvendosjes të cilët sulmuan policinë duke i hedhur bojë  iu është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh

Burime të Indeksonline brenda Policisë bëjnë të ditur se Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi janë aktivistët të cilët po mbahen në paraburgim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne