Lirohet Gadafi

Paramilitarët e grupit Abu Bekr Sadik në Libi, ditën e dielë deklaruan lirimin e Sejful’islam Gadafi, djali i ish diktatorit Muamer Gadafi, i cili është mbajtur i arrestuar për 5 vjet.

Sipas një njoftimi të Afkar News, Sejful’islam Gadafi pas 5 vitesh burgim u lirua nga një grup paramilitar. Ai u lirua ditën e premte në Zantan dhe më pas është larguar nga qyteti. Për arsye sigurie vendndodhja aktuale e tij nuk dihet. Agjencia Associated Press në një njoftim t saj bëri të ditur lirimin e djalit të Muamer Gadafit sipas një urdhri amnistie të lëshuar nga parlamenti libian i vendosur në lindje të vendit. Seeful’islam Gadafi u arrestua nga revolucionarët e Libisë pas rrëzimit të diktaturës 40 vjeçare të Gadafit në vitin 2011 dhe më në fund u lirua nga grupi paramilitar Abu Bekr Sadik./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne