“Lironi djemtë tanë”, banorë të Unazës së Re protestë tek Krimet e Rënda/ FOTO

Me thirrje në kor “lironi djemtë tanë”, banorë të Unazës së Re, kanë nisur protestën para Gjykatës së Tiranës.

Ndërkohë, në gjykatë, ka nisur ka edhe seanca dhënia e masave të sigurisë, të personave të arrestuar pas protestës së dhunshme së të enjten para parlamentit.

Të pranishëm në protestë ishin edhe deputetë të opozitës.

Protestuesit për të cilët prokuroria ka kërkuar arrest me burg janë; Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj. Ndërsa për 4 të tjerë detyrim paraqitje.

Ata akuzohen për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim.

Nga protesta u plagosën 15 efektivë dhe 3 protestues, bën me dije burime zyrtare nga Policia.


Mes efektivëve të plagosur është edhe Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta,
Ndërkohë, nga opozita dhe banorët është pretenduar se nga protestuesit, janë plagosur nga policia më shumë se 3 persona, por që nuk janë paraqitur në spital nga frika se mos arrestoheshin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne