107 subjekte janë skualifikuar nga ALUIZNI nga procesi i legalizimit, pasi preken nga nga projekti i Unazës së Madhe. Në faqen zyrtare të institucionit, thuhet se prej dy muajsh ALUIZNI ka filluar një punë paraprake për evidentimin e objekteve pa leje që preken nga projekti i Unazës së Madhe.

“Me Vendimin Nr. 1 datë 20.11.2018, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi Projektin “Rehabilitimi i Segmentit rrugor Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja, Bashkia Tiranë”.

Mbi bazën e këtij projekti, drejtoritë e ALUIZNI-t Tiranë, vijuan procedurat e përjashtimit nga procesi i legalizimit të objekteve që prek ky projekt. Aktualisht po paraqesim Listën e subjekteve që skualifikohen nga procesi i legalizimit, për shkak të zbatimit të projektit të Unazës së Madhe.Vendimet e skualifikimit, që prej ditës së sotme, i janë përcjellë zyrtarisht secilit subjekt të interesuar me rrugë postare. –thuhet në njoftimin e ALUIZNI-t i cili ndër të tjera sqaron se për shkak të problematikave në terren, mund të ketë qytetarë që megjithëse posedojnë objekte në gjurmën e Projektit të miratuar, nuk e gjejnë veten në listen e publikuar.

“Ftohen në vijim këta qytetarë, të paraqiten pranë zyrave të Drejtorive të ALUIZNI-t Tiranë, për të sqaruar problematikën e tyre.Përfitojmë nga rasti që të ftojmë qytetarët të cilët e gjejnë veten brenda kësaj liste, të aplikojnë pranë Bashkisë Tiranë, për përfitimin e qerasë dhe strehimit social”,- vijon njoftimi, ne te cilin sqarohet se  subjektet me leje legalizimi, subjektet me certifikatë pronësie të ligjshme, apo subjekte të tjera me pronësi të vjetër të certifikuar, nuk janë pjesë e kësaj liste, pasi ata janë përfshirë në listen e shpronësimeve për interes publik, që po harton ARRSH-ja.

ALUIZNI, së bashku me ZRPP, ARRSH dhe Bashkinë Tiranë, me grupet e tyre të përbashkëta të punës, mbeten në dispozicion të qytetarëve për çdo lloj sqarimi, verifikimi dhe plotësimi dokumentar.

 

7