Lista, Basha e Berisha në Tiranë jashtë rebelët dhe garda e vjetër

TIRANE-Nje ore pas mesnate, Partia Demokratike ka zyrtarizuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit duke i dorëzuar në KQZ me një orë vonesë, por me shumë surpriza.

Në listën e parë të firmosur nga Lulzim Basha në krye të partisë Demokratike ka shumë risi. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të ‘lajë hesapet’ me disa prej kundërshtarëve në parti dhe me të gjithë gardën e vjetër të partisë, duke u ndërprerë karrierën politike.

Lista në Tiranë
Lulzim Basha
Oriola Pampuri
Rudina Hajdari
Grida Duma
Albana Vokshi
Jorida Tabaku
Sali Berisha
Halim Kosova
Gent Strazimiri
Fatmir Mediu
Dashamir Shehi
Gerti Bogdani
Fuad Haxhiymeri
Blendi Sula
Flamur Hoxha
Fatbardh Plaku
Dorjan Teliti
Besnik Fucia

Lista në Durres
Oerd Bylykbashi
Fatbardha Kadiu
Edi Paloka
Florjon Mima
Agron Duka
Vullnet Topalli
Enri Ceno
Shkelqim Fortuzi

Lista në Shkodër
Romeo Gurakuqi
Izmira Ulqinaku
Lorenc Luka
Helidon Bushati
Nard Ndoka
Bardh Spahia
Anton Koka
Ramiz Coba

Lista në Elbasan
Edmond Spaho
Endri Hasa
Luciano Boci
Taulant Zeneli
Arben Elezi
Fitim Zekthi
Nada Krypa
Blendi Himci

Lista në Vlorë
Agron Shehaj
Nada Mecorapja
Vangjel Dule
Arben Ristani
Dashamir Tahiri
Adriatik Alimadhi
Hariz Mema

Lista e Beratit
Eduard Halimi
Astrit Veliaj
Lefter Maliqi
Besart Xhaferi
Sazan Guri
Bujar Hoxha
Myslym Haxhi

Lista në Fier
Enkeleid Alibeaj
Genc Pollo
Myslym Murrizi
Luan Baci
Olsi Cuko
Luljeta Sejko
Dilaver Kamberaj
Jakup Beqiraj
Shkelqim Krasniqi
Aurora Koroveshi

Lista në Korçë
Valentina Duka
Ervin Salianji
Hekuran Hoxholli
Klevis Balliu
Andrea Mano
Ligoraq Karamelo
Fatmir Guda

Lista e Lezhës
Aldo Bumci
Lindita Metaliaj
Anton Frrokaj
Martin Bibaj
Prec Zogaj
Luigj Gjergji
Enkeleida Rica
Klajdi Reci

Lista e Kukësit
Flamur Noka
Isuf Cela
Alban Zeneli
Miftar Dauti

Lista në Dibër
Dhurata Cupi
Xhemal Gjunkshi
Edmond Isaku
Sulejman Gjana
Denisa Vata

Lista në Gjirokastër
Tritan Shehu
Roland Bejko
Kosta Barka
Besnik Aliaj

Lista e deputetëve që janë përjashtuar nga Basha
1. Jozefina Topalli
2. Ridvan Bode
3. Arben Imami
4. Majlinda Bregu
5. Astrit Patozi
6. Genc Ruli
7. Myqerem Tafaj
8. Arbiola Halimi
9. Eleina Qirici
10. Liljana Elmazi
11. Kozma Dashi
12. Eduart Selami
13. Keltis Kruja
14. Igli Cara
15. Asllan Dogjani
16. Albina Deda
17. Gjergji Papa
18. Kastriot Islami
19. Bedri Hoxha
20. Roland Keta
21. Bedri Mihaj
22. Mimoza Hajdarmataj
23. Gjovalin Bzhetaj
24. Irma Kopliku

Basha ndërton skuadren e tij, ndëshkon ‘rivalët’
Ishte e pashmangshme. Tërmet politik në PD. Bie garda e vjetër e Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka vendosur të ndërtojë PD e tij, duke rrëzuar PD e paraardhësit, Sali Berisha. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vendosur të ‘lajë hesapet’ me disa prej kundërshtarëve në parti dhe me të gjithë gardën e vjetër të partisë, duke u ndërprerë karrierën politike. Shumica e grupit parlamentar demokrat nuk do të jetë më pjesë e parlamentit që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Përmbysja është radiale. Lulzim Basha ka vendosur të ndëshkojë rivalen e tij të përbetuar në parti, Jozefina Topallin, duke i ndërprerë karrierën politike. Ndoshta edhe me miratimin e Berishës, Lulzim Basha ka përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë Jozefina Topallin, e cila ka kritikuar në vijimësi mënyrën se si Basha e ka drejtuar PD.
Lista e PD ka prodhuar një tjetër befasi të madhe. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, nuk figuron në listën fituese të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 qershorit. Nga lista fituese është përjashtuar edhe deputeti demokrat Arben Imami. Largimi i Arben Imamit është një tjetër vendim i papritur i Lulzim Bashës. Lulzim Basha ka vendosur t’i ndërpresë karrierën politike edhe Astrit Patozit, një tjetër figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike, por që ka mbajtur qëndrime kritike ndaj Bashës. Kryetari i PD ka përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë edhe Majlinda Bregun, për shkak se kjo e fundit ka mbajtur sistematikisht qëndrime kundër vijës së kryetarit. Gjithashtu, pjesë e parlamentit të ardhshëm nuk do të jetë as Eduart Selami.

Në listat bie në sy edhe mungesa e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, drejtues i Departamentit te Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit në PD.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne