Gazetari Aleksandër Çipa, njëherazi kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) ka reaguar pas shkrimit të botuar nga gazeta greke “Proto Thema”, ku shkruhej se disa banorëve të Himarës, përfshirë edhe vetë atë, pritet t’u hiqet shtetësia greke.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Çipa sqaron se nuk ka pasur kurrë shtetësi greke, duke rrëzuar kështu pretendimet e të përditshmes së Athinës.
“Nuk kam pasur, nuk kam dhe besoj nuk do të kem, nënshtetësi tjetër veç asaj shqiptare. Kam dashur në një moment rreth vitit 2001 të kem nënshtetësinë e Shqiptarit në Kosovë”, sqaron Çipa ndërsa thekson se artikulli është sponsorizuar nga qarqe filogreke në Himarë.
“Sa për lajmin e botuar ne një media greke dhe publikuar me zell nga shume media te vendit tim, bej me dije se nuk kam asnjë dijeni zyrtare, dyshoj se është një punë mediokrish e filogrekëve lokalë në Himarë, dhe në ditët e ardhme do të ve në lëvizje për informim zyrtar dhe reagim, gjithë mundësitë e mia si qytetar shqiptar dhe europian”, vijon kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Lista e zezë e Athinës, reagon Çipa: S’kam pasur shtetësi greke
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
A ka pasur lobe shqiptare në Perandorinë Osmane?
April 19, 2024
Regjistrimi i popullsisë është obligim ligjor e shtetëror
April 19, 2024
Qeveria si kooperativë magazinierësh
April 18, 2024
TRE BANDITE POLITIKE DHE PROBLEMET E LINDJES SE MESME
April 18, 2024