Listat me probleme, PD shmang dekriminalizimin për kandidatët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë vendimin për miratimin e listave të Partisë Demokratike, pasi nuk ishin të plotë.

Mbledhja ishte parashikuar për sot në orën 18:00, por listat e dërguara mbrëmë nga PD me një orë vonesë kishin shumë mangësi.

Basha nuk dorëzoi mbrëmë listën me 140 kandidatë sikur parashikohet, por vetëm 95 prej tyre, gjë që u duk që mesnatën e djeshme ku për mediat u shpërndanë vetëm emrat që mund të rezultonin fitues në zgjedhje dhe jo të gjithë kandidatët.

Shqiptarja.com ka siguruar dy formularë të PD me listat e Tiranës dhe Vlorë, që janë dorëzuar në KQZ, ku janë vetëm një pjesë e kandidatëve për deputetë dhe jo lista e plotë sikur parashikohet.

Gjithashtu lista me kandidatët e PD nuk shoqërohet me fotokopjen e ID, ditëlindjet dhe formularin e dekriminalizimit. PD ka afat 5 ditë për të dorëzuar formularët e dekriminalizimit për kandidatët, që garojnë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Përballë një situate të tillë KQZ vendosi që të shtyjë mbledhjen për nesër në orën 12:00 në pritje të PD që të dërgojë të dhënat e sakta për listën e kandidatëve.
BASHA
Lista e Vlorës

BASHA
Lista e Tiranes

Kodi Zgjedhor
NENI 67
5. Emrat në listën e partisë paraqiten të renditura sipas rendit shifror, duke filluar nga numri një. Numri i kandidatëve në listën shumemërore të një partie të regjistruar si subjekt zgjedhor më vete apo numri i përgjithshëm i kandidatëve të një koalicioni nuk duhet të jetë më i vogël sesa numri i mandateve që do të zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse.

Për një parti pjesëtare të koalicionit, numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël sesa gjysma e mandateve që zgjidhen në zonën zgjedhore përkatëse. Për listat shumemërore për këshillat e bashkisë zbatohet i njëjti rregull.

Për çdo zonë zgjedhore, të paktën 30% e listës shumemërore dhe një në tre emrat e parë të listës shumemërore duhet t’i përkasë secilës gjini.

NENI 72/ DOKUMENTET E KANDIDIMIT
Dokumentet e kandidimit duhet të jenë në përputhje me kërkesat e këtij Kodi dhe sipas formës së përcaktuar në udhëzimet e KQZ-së.

Dokumentet e kandidimit duhet të përmbajnë këto të dhëna:
a) listën e plotë të kandidatëve me renditjen përkatëse, të nënshkruar nga kryetari i partisë, ose propozimin nga komiteti nismëtar i një grupi zgjedhësish;

b) emrin, atësinë, mbiemrin, datëlindjen, gjininë, adresën e kandidatit dhe një kopje të dokumentit të identifikimit;

c) deklarimin e kandidatit se gëzon të drejtën dhe vullnetin për të kandiduar, në të cilin përfshihet, sipas rastit, deklarimi i dorëheqjes nga funksionet e përcaktuara në nenin 63 të këtij Kodi, shoqëruar me kopjen e deklaratës së dorëheqjes, të depozituar pranë institucionit përkatës;

ç) deklarimin e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish se nuk do të mbështetet apo nuk do të mbështesë asnjë subjekt zgjedhor në zgjedhje;

d) një listë të nënshkruar nga zgjedhësit e zonës përkatëse, që mbështesin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne