Lleshi zbulon se si e shkeli Kushtetutën: Gjeneral isha edhe me Ramën

Kandidati për ministër i Brendshëm i Edi Ramës, Sandër Lleshaj ka zbuluar sot me dorën e vetë se si ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë me të dyja këmbët.

Lleshi në letrën që i ka drejtuar sot presidentit Ilir Meta pranon se që nga viti 2013 e deri tani ka qenë këshilltar politik i Edi Ramës, në kundërshtim me statusin e tij të ushtarakut dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, që nuk i lejon asnjë funksion tjetër.

Image

Kushtetuta e thotë qartësisht se asnjë ushtarak nuk mund të marrë detyra civile, pa hequr dorë më parë nga statusi i tij.

Por Sandër Lleshi që nga viti 2013 kur është bërë këshilltar politik i Ramës, asnjëherë nuk ka hequr dorë nga statusi i tij (dokumenti numer 3).

E për më tepër ai vazhdon të jetë në gjyq me ministrinë e Mbrojtjes, duke qenë ende Gjeneral.

Letrën e Sandër Lleshit e ka bërë publike vetë Edi Rama:

Ja edhe kërkesa e zv/ministrit të brendshëm, Sandër Lleshi, për Presidentin e Republikës. Tani Presidenti është i lirë të zgjedhë interpretimin që do dhe në njërën rrugë a tjetrën, ta mbyllë procesin me dekretimin e ministrit të Brendshëm, siç i’a kërkon Kushtetuta e Shqipërisë.

ImageImageImageImage

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne