Llogaria e Damaskut në Afrin: A do të vdesin ushtarët sirianë për kurdët?

nga Fehim Taştekin*

Pa dyshim, fillimisht sistemi kanton dhe më pas ‘Federata Demokratike e Sirisë Veriore’ janë modele që kurdët dhe struktura të tjera etnike i kanë sjellë në aktualitetin e tyre dhe i kanë ndërtuar me forcat e tyre mbrojtëse. Kurdët kanë fituar vëmendjen dhe mbështetje në gjithë botën në këtë luftë të mbështetur tek forcat e vetjake. Megjithatë, e gjithë kjo histori ka ndryshuar narrativën e saj në momentin që bënë ortakëri me Amerikën, e cila ka për qëllim që t’i përdorë kurdët kundër Iranit si dhe kundër Sirisë. Pavarësisht çdo gjëje, zyrtarët kurdë insistojnë në faktin se do të vazhdojnë të punojnë edhe me Rusinë edhe me SHBA-në dhe se kjo gjë nuk do ndryshojë. Megjithatë, Afrini është destinuar që ta shkatërrojë këtë përqasje të balancuarë.

Politika e Sirisë në lidhje me kurdët, veçanërisht qëndrimi në lidhje me ndërhyrjen e Turqisë në Afrin kam përshtypjen është një nga qëndrimet më të vështira dhe komplekse qëështë mbajtur nga të gjitha palët.

Kur filloi numëri mbrapsht për Lëvizjen Dega e Ullirit, Damasku e ka shfaqur haptazi qëndrimin e tij: “Sistemet tona ajrore të mbrojtjes janë të gatshme të godasin avionët turq.”

Më pas, kur filloi lëvizja është kuptuar që ato kanë dalë kundër avionëve turq që janë ngritur. Ruasia, e cila është aktorja kryesore që ka ngritur gjithë lojën në Siri e bindi Sirinë që të qëndronte neutrale kundrejt Turqisë, ose e detyroi atë. Në mënyrë të menjëhershme, kjo gjë u kthye në një shkëmbim mes Idlibit dhe Afrinit dhe u bë një provë e pamohueshme se kjo ishte një marrëveshje mes palëve.

Më pas, Komandanti i YPG-së, Sipan Hemo në një deklaratë të dhënë për gazetën Sharku’ul Evsat është shprehur se kanali për dialog me Damaskun është i hapur dhe se Siria dëshiron t’i ndihmojë kurdët dhe t’i kundërpërgjigjet Turqisë megjithatë Rusia është duke e penguar. Më pas ka vijuar duke dhënë deklarata se pala kurde ndihet e tradhtuar nga Rusia. Në këtë marrëdhënie është e mundur që në të njëjtën kohë të gjesh mungesë sigurie, hatërmbetje, armiqësi, fajsime të ndërsjjellta, bashkëpunim të fshehtë dhe mbështejtra (të ndërsjelltë).

***

Sigurisht që shteti sirian është i gatshëm që të luftojë për të mbrojtur çdo cep të territorit të tij, për këtë arsye shumë prej nesh mund ta gjejnë të habitshme pyetjen nëse “do të luftonte për shtetasit e tij, për kurdët” megjithatë kjo pyetje është e vlefshme kur bëhet fjalë për një pjesë të kurdve. Kur flitet për Republikën Arabe të Sirisë në mendjen e shumëkujt ngjallen kujtimet e Kordonit Arab të aplikuar që prej vitit 1962, kujtimet e zjarrit të kinemasë Amude në vitin 1960 që morri jetën e rreth 200 personave, lënja e 120 mijë personave pa atdhe në vitin 1962, mohimi e shumë ngjarje të tjera të këtilla. Pavarësisht se të gjitha këto janë realitete më vete, këto ngjarje nuk mund të formojnë perceptimin e kurdëve për shtetin.

Vetë shteti ka kurdë në struktura të ndryshme të tij; në ushtri, në administratë, në jetesën fetare, brenda Baasit. Për shembull, aleati besnik i Turqisë nën udhëheqjen e AKP-së (Partisë së Erdoganit), Vëllazëria Myslimane në vitin 1982 kur nuk kishte mbetur më asnjë përqasje për këtë regjim në ushtrinë se saj që bëri masakrën e Hamas kundër kurdve kishte edhe ushtarë që vetë ishin kurdë.Një temë e këtillë mund të flitet nëpër biseda të shumta, por asnjëherë nuk bëhet pjesë e bisedave publike.

Në Aleppo, në byronë e Partisë Baas ngrita një pyetje në lidhje me kurdët dhe kësaj pyetje iu përgjigj me nervozizëm një kurd që më tha se “Këtu nuk ka racë apo sekt; të gjithë jemi sirianë.” Ai vetë ishtë zëvendës kryetar i byrosë së partisë Baas atje. Edhe Said Ramazan el Buti që mbeti i vrarë në xhami teksa mbante një ligjëratë dhe më parë i kishte thënë Turqisë që mbështeste grupimet e armatosura “Mos na e bëni këtë të keqe” ishte vetënjëkurd. Qeveria siriane e pati varrosur Butin pranë varrit tëSelahaddin Ejupit në xhaminë e Emvije në Damask, në të njëjtën kohë edhe djalin e tij që vdiq gjatë të njëjtit sulm e ka varrosur para teqes ku ndodhen varret e dëshmorëve të parë të trupave ajrore turke. Mendësia politike që e ka përcjellë në këtë mënyrë në banesën e fundit Butin, është e njëjtë me vullnetin politik që ia ka lënë veriun kurdëve. Në vitin 2012, ushtria siriane ia pati lënë veriun PYD-së, ndërkohë që vetë zgjodhi të fokusohej në vende me rëndësi kritike të këtilla si Aleppo, Humusi dhe Lazikeje, megjithatë kur bëri këtë zgjedhje regjimi ishte mbështetur në mirëbesimin që kur e gjithë kjo të përfundonte do të mund të arrinte në marrëveshje me kurdët e veriut. Për arsye se që pas revoltave të vitit 2004, PYD-ja ishte partia kurde që mbahej më së shumti nën presion. Po kështu, në të njëjtën kohë PYD-ja, ndryshe nga partitë e tjera që mbështesin pavarësinë dhe krijimin e shtetit federatë mbështeste gjetjen e një zgjidhjeje brenda Sirisë dhe vepronte në koordinim me aleatin e saj arab. Ndërkohë që Turqia ishte shpata e Demoklesit në veri, mendohej se kurdët do të vazhdonin të ishin të ndërvarur me Damaskun. Dhe kurdët, ashtu si,c ndodhi gjatë periudhës së shpërbërjes së Perandorisë Osmane, që prej viteve 1990 janë më shumë të fokusuarë dhe të interesuarë me çfarë ndodh në Turqi sesa në Damask. Kurdët, për shkak të marrëdhënieve me regjimete kaluara, krijuan një veriosn modern të Vëllazërisë Myslimane dhe që prej vitit 2012 mundohen t’i justifikojnë sulmet që kanë organizuar në vende të ndryshme si Shejh Maksud (Aleppo), Afrin dhe Serekanije si “Mjete të përdorura nga regjimi i PYD-së”

***

Nga këndvështrimi historik, marrëdhëniet e Damaskut me Kurdët kanë qënë të komplikuara dhe përbajnë shumë kundërshti mes tyre. Balancat aktuale nuk janë shumë larg këtyre kundërshtive të së shkuarës. Megjithatë, faktori më ndikues i situatës aktuale është fakti se kurdët e kanë rritur nivelin e tokës dhe janë duke bashkëpunuar me SHBA-në. SHBA-ja, që për dhjetra vite tashmëështë në marrëdhënie të acaruara me Damaskun mund të hyjë në Siri vetëm duke ecur në këpucët e kurdëve. Gjë që SHBA-ja nuk kishte arritur ta bënte as pas pushtimit të Irakut në vitin 2003, kur edhe pati kërcënuar duke thënë se edhe Siria ndodhej në rrezik. Ndërkohë që forcat opozitare të trajnuara dhe financuara nga CIA duke përdorur Arabinë Saudite, Katarin dhe Turqinë po shënonin humbje të njëpasnjëshme, pas Tetorit të vitit 2014, me pretendimin se po luftohej kundër ISIS-it, zona e ndikueshmërisë në brigjet e Eufratit do të luanin rol në krijimin e lojës së re të së ardhmes së SHBA-së në Siri. Në pamje të jashtme kjo krijoi një thyerje të rëndësishme për kurdët. Pa dyshim, fillimisht sistemi kanton dhe më pas ‘Federata Demokratike e Sirisë Veriore’ janë modele që kurdët dhe struktura të tjera etnike i kanë sjellë në aktualitetin e tyre dhe i kanë ndërtuar me forcat e tyre mbrojtëse. Kurdët kanë fituar vëmendjen dhe mbështetje në gjithë botën në këtë luftë të mbështetur tek forcat e vetjake. Megjithatë, e gjithë kjo histori ka ndryshuar narrativën e saj në momentin që bënë ortakëri me Amerikën, e cila ka për qëllim që t’i përdorë kurdët kundër Iranit si dhe kundër Sirisë. Pavarësisht çdo gjëje, zyrtarët kurdë insistojnë në faktin se do të vazhdojnë të punojnë edhe me Rusinë edhe me SHBA-në dhe se kjo gjë nuk do ndryshojë. Megjithatë, Afrini është destinuar që ta shkatërrojë këtë përqasje të balancuarë.

Parë nga këndvështrimi i Damaskut, ato që ndodhin në Eufrat, është që pasi mbaroi periudha e ISIS-it, SHBA-ja po mundohet të sjelllë në aktualitet një alternativë tjetër të projektit të ‘shtetit të deleguar’.

Kurdët, të cilët i kanë lënë të hapura kanalet e komunikimeve me Sirinë dhe që në shumë situata kanë vepruar në koordinim me të kanë kaluar në disa faza deri në krisjen e marrëdhënieve me Damaskun:

Rusia dhe qeveria e Sirisë ishin të detyruara që ta pranonin faktin se në çështjen e Rakkas kurdët u bashkuan me SHBA-në. Sepse ky ishte një proces që nuk mund ta parandalonin. Megjithatë, vitin që lamë pas kur Forcat Demokratike Siriane (FDS) kaluan poshtë Eufratit dhe arritën të merrnin kontrollin e bazës Tabka, vendosja e trupave amerikanë aty ishte ngjarja që kaloi vizën e kuqe. Në vijim të këtyre ngjarjeve, SHBA-ja u përpoq që të pengonte rrugën e ushtrisë siriane e cila ishte duke përparuar drejt Deir el Zor. Në momentin që duhej çliruar Deir el Zora nga kontrolli i ISIS-it, kurdëve iu kërkua që të mos shkonin atje dhe të lëviznin të koordinuar me ushtrinë siriane. Ndodhi krejt e kundërta. Për Damaskun, edhe njëherë tjetër ishte kaluar vija e kuqe. Gjithsesi, nuk u ndëprenë urat e komunikimit. Dhomat për koordinim të përbashkët që krijoi Rusia në Rusafe dhe Deir el Zor me YPG-në ishin hapa që e kishin qetësuar acarimin e situatës. Pavarësisht Turqisë, Rusia ka vazhduar që t’i mbajë pranë kurdët.

Krijimi i Forcave Kufitare Mbrojtëse nga SHBA-ja që prej nëntorit të vitit të kaluarështë parë si një hap drejt planit për krijiin e ‘qeverisë së deleguar’ duke vendosur 30 mijë forca ushtarake në gjithë kufirin me Turqinë dhe Irakun si dhe përgjatë Lumit Eufrat dhe Menbixhit. Forca e re e formuar pjesërisht nga pjesëmarrsit e FDS-së dhe pjesërisht nga forcat vendase kanë (pasur) një dimension që e kalonte edhe atë të kurdëve. Sipas një pretendimi që e kanë analizuar mediat ruse dhe siriane, por edhe disa agjensi informative perëndimore, SHBA-ja është duke e ndëruar ushtrinë e saj të re duke përdorur prezencën arabe në Rakka dhe në rajonet e tjera për të rekrutuar ish-luftëtarë të ISIS-it apo radikalë të tjerë arabë që kanë bashkëpunuar më para me ISIS-in. Me shumicën e zyrtarëve kurdë me të cilët kam mundur të flas në lidhje me këtë çështje e mohojnë në mënyrë kategorike një mundësi të këtillë.

Javën e kaluar, Sekretari i Shtetit për SHBAnë, Rex Tillerson ka publikuar strategjinë e re në lidhje me Sirinë, ku është shprehur se atje ndodhen 2 mijë ushtarë dhe se nuk planifikojnë të largohen nga rajoni.

Për më tepër, duke bërë me dije se në terren do të derdhen edhe diplomatët ka dhënë sinialin se mund të njohë në mnëyrë politike “Federarën Demokratike të Sirisë së Veriut” dhe se ky mund të vihet si plan në tryezën e negociatave për planin e zgjidhjes së krizës. Ky ishte hapi i parë i derdhjes së diplomatëve në terren.

***

Llogaritë që ka bërë SHBA-ja duke përfshirë edhe FDS-në kanë treguar efektin e tyre kur reagimi i Damaskut në lidhje me operacionin në Afrin mbeti vetëm në nivelin e ‘fjalëve’. Pavarësisht se thuhet se konkretisht nuk ekziston një marrëveshje e fshehtë ‘Afrinin për Idlibin’, mund të kuptohet që prapa perdes janë bërë negociata të fshehta. Këto janë negociata për të parandaluar futjen e Turqisë në Afrin. Sipas pretendimeve, në takimet e zhvilluara me ndërhyrjen e Rusisë në bazën Hmeimim qeveria siriane ka kërkuar që kontrolli i Afrinit të lihet tërësisht në dorë të ushtrisë siriane. Kurdët e refuzuan këtë kërkesë. U zhvillua një formulë më ndërmjetshme, ndërkohë që kufinjtë do të rrethoheshin me ushtarë sirianë, qendra e Afrinit do të lihej në kontrollin e YPG-së. Sërisht, kurdët e refuuan edhe këtë alternativë. Propozimi i kurdëve ishte i këtillë: Vendosja e një numri të kufizuar të ushtarëve sirianë dhe varja e flamurit sirian në disa institucione zyrtare. Ndërkohë, Damasku duke menduar se varja e falmurëve do të përligjte autonominë de facto dhe se prania simbolike e ushtarëve sirianë nuk do ta friksonin Turqinë nuk e pranoi këtë propozim. Bisedimet shteruan pa rezultat kur pala kurde u përgjigj se “Lënia e Afrinit në kontrollin e Turqisë apo regjimit të Sirisë nuk do ta mbrojë popullin kurd.” Për më tepër, pas takimit të 3 dhjetorit në Salihije të Gjenerait rus, Yevgeni Poplavskime palën kurde, ai ka bërë me dije se ma marrë përgjigjen se pala tjetër dëshiron t’ia lërë kufinjt veriorë dhe centralët energjitikë në Deir el Zor qeverisë siriane, megjithatë ‘SHBA-ja nuk e lejon një gjë të këtillë.’ Takimet pa sukses të zhvilluara në Hmeimim u ndoqën nga vizita kritike në Moskë e Kryegjeneralit të Shtabit, Hulusi Akar dhe të zyrtarit të lartë të MIT (shrbimeve të inteligjencës turke) Hakan Fidanit. Pavarësosht se Rusia ishte kundër kësaj ndërhyrjeje, për hir të suksesit të procesit të Astanës e hoqi pengesën parandaluese kundrejt Turqisë. Damasku vendosi të mos i dilte kundër. Pavarësisht se Ankaraja dhe Damasku janë pozicionuar në fronte të kundërta, bashkëpunimi që Turqia ka bërë në Astana me rusët ia ka lehtësuar punën ushtrisë siriane.

Përtej vlerës që i është atribuar procesit të Astanës, është e rëndësihme të shohim se me çfarë parashikimi është duke vepruar Siria. Parashikimi i parë ka të bëjë me këndvështrimin e SHBA-së dhe Turqisë duke qënë se të dyja i kanë në objektivë regjimin sirian.ky parashikim është i këtillë: ‘Mund të duhen vite për t’i dhënë fund pushtimit amerikan, madje një proces i këtillë mund ta çojë vendin drejt përçarjes, ndëkohë që dalja e Turqisë nga Afrini edhe pse është e vështirë është një alternativë e mundhme. Në këtë situatë, prania e vazhdueshme e Turqisë në veri iu përkujton kurdëve se nuk kanë alternativë tjetër veçse të bashkëpunojnë me Dmaskun, ndoshta një gjë e këtillë do t’i lehtësojë ushtrisë siriane të arrijë deri në kufinjt veriorë dhe një ndërhyrje turke që mund të lëkundë ortakërinë amerikano-kurde mund ta cilësojë ehven-i sher.’

Një tjetër parashikim është ky: Një alternativë mund të ndryshojë kushtet në terren dhe në tyrezën e bisedimeve që do ta fusë Turqinë në probleme, do t’i vërë kurdët në pozicion të vështirë por to të ndryshojë në favor të Damaskut.’ Në fund të fundit, edhe nëse Damasku nuk e parandalon këtë ndërhyrje e ka lënë hapur kanalin e komunikimit për përforcimin e qarqeve mbrojtëse në Afrin. Antarët e YPG-së nga Aleppo janë lejuar që të kalojnë deri në Afrin. Rruga e vetme dalëze e Afrinit që tashmë ndodhet në rrethim është akoma në kontrollin e ushtrisë siriane.

Përsa i përket çështjes së Idlibit nuk pretendohet që të krijohet ndonjë situatë përtej asaj që është përllogaritur. Duke sulmuar Afrinin, Turqia e ka lënë Idlibin në plan të dytë. Gjatë kësaj periudhe, ushtria siriane arriti të marrë në kontroll bazën e Ebu Duhurit që mbart rëndësi strategjike dhe këhtu ka zgjeruar territorin e saj.

***

Pas këtyre shqyrtimeve, a mund të arrihet në pretendimin se Damasku ka dhënë pëlqimin apo miratimin për këtë operacion? Për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet parë sesi e sheh Damasku rolin e Turqisë. Në lidhje me këtë çështje, Presidenti i vendit Bashar al-Assad është shprehur se: “Sulmi i ashpër i Turqisë mbi Afrinin nuk mund të trajtohen e shkëputur nga politika që ka ndërtuar qeveria turke gjatë krizës së Sirisë që mbështetet në thelb në mbështetjen e terrorizmit dhe organizatave terroriste. Shpresoj që qeveria siriane dhe kurdët e veriut të mund të arrijne në një marrëveshje që së bashku të çlirojnë këtë rajon nga ndikueshmëria amerikane dhe nga mbështetësit e terrorizmit.”

Damasku e sheh Turqinë si forcë pushtuese. Sipas Damaskut, Turqia nuk do t’i lërë me lehtësi vendet që tashmë i ka marrë nën kontroll dhe nuk do ta ndërpresë ndihmën për grupimet e armatosura. Kush mund të besojë e politika e Ankarasë ka ndryshuar pa deklaratave të 20 janarit nga Erdogani, kur vetëm muajin që lamë pas ai e ka quajtur edhe njëherë tjetër Assadin ‘terrorist’:

“Kush janë pushtuesit në Siri? Të gjithë ata që vrasin pa pyetur për fëmijë dhe për gra mund të konsiderohen pushtues. A mund të ketë pushtues më të madh se ata që kanë vrarë më shumë se 1 milion sirianë?” pra, sipas Erdoganit forca e vërtetë pushtuese në Siri është Assadi.

Qëllimin e Erdoganit e vërteton edhe fjala e tij “Me lejen e Allahut, këtëo operacion do ta zhvillojmë në bashkpunim me Ushtrinë e Lirë Siriane dhe do të korrim fitore.”

Është mëse e dukshme se pas Lëvizjes Ngritja e Eufratit ka planifikuar që strukturën që ka mundur të ndërtojë në linjën El-Bab-Xherablus ta kalojë në Afrin. Këtë që mund ta shohim ne e shohin edhe sirianët. Ushtria e Lirë Siriane që ka dërguar TSk-në në Afrin ëstë në gjendje lufte me shtetin sirian dhe përbëhet nga grupime që nga Dmasku konsiderohen terroriste. Zyrtarët sirianë theksojnë gjithashtu se Erdgani vazhdon të mos e ketë ndërprerë mëvshtetjen e tij për grupimet në Idlib.

Duke parë këtë situatë, në këtë pamje të ofruar është e vështirë të dilet në konkluzionin se mund të ekzistojë një marrëveshje e fshehtë më Damaskun. Për Damaskun është shumë më e rëndësishme nëse ndërhyrja e Turqisë do t’i japë fund ortakërisë së kurdve me SHBA-në, apo nëse kjo ortakëri do të lëkundet. Ky është edhe qëllimi i Rusisë. Fjala e Ministrit të Punëve të Jashtme Rus, Sergey Lavrov “Dialogun e Damaskut me kurdët e pengon SHBA-ja” nuk ishte e thënë pa asnjë arsye. Ende nuk është e sigurt se si do të ndikojë Afrini më marrëdhëniet turko-amerikane, amerikano-kurde dhe turko-ruse, apo se ku do ta çojë kjo situatë Turqinë.

*Kush është Fehim Tashtekini?

Është diplomuar pranë universitetit të Stanbollit në Fakultetin e Shkencave Politike. Ka punuar në gazetari fillimisht si gazetar në vitin 1994. Ka punuar në gazetat Yeni Şafak (Agimi i Ri), Son Çağrı (Thirrja e Fundit), Yeni Ufuk (Horizonti i Ri), Tercüman (Përkthyesi), Radikal dhe Hürriyet (Liria). Për një periudha ka punuar si editori krijues i Agjensisë Kafkase dh ka drejtuar punime në lidhje me Kafkazinë. Deri në mbyllje të televizionit, ka organizuar programe të politikës së jashtme në IMC TV. Aktualish vazhdon të shkuraj për gazetat Duvar dhe Al Monitor. “Siria: Shkatërrohu dhe ik, Rezisto dhe qëndro”, “Rozhava: Koha e Kurdëve” dhe “Kur të kaplojë errësira.”

Burimi : Gazete Duvar/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne