Llogarinë e presidencës turke në Twitter mund ta ndiqni edhe në rusisht

Presidenca e Turqisë, e cila në rrjetin social Twitter bën publikime në katër gjuhë për 10 milionë ndjekës, filloi publikimet edhe në gjuhën ruse me ceremoninë e hedhjes së themeleve të centralit të parë bërthamor në Akkuyu të Turqisë.

Në ceremoninë e hedhjes së themeleve të centralit të parë bërthamor të Turqisë në Akkuyu më 3 prill, që u realizua me pjesëmarrjen e presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, llogarive zyrtare të presidencës në Twitter, në gjuhët turke, angleze, arabe dhe frënge, iu shtua edhe llogaria në gjuhën ruse.

Nga llogaria e presidencës me emrin “@tcbestepe_ru”, u transmetuan drejtpërdrejt ceremonia e pritjes së Putinit nga ana e presidentit Erdoan, ceremonia e hedhjes së themeleve të centralit të parë bërthamor të Turqisë “Akkuyu”, si dhe konferenca e përbashkët për shtyp Erdoan-Putin.

Transmetimet direkte në gjuhën ruse ditën e parë u ndoqën nga 70 mijë persona, ndërsa postimet në gjuhën ruse rreth programeve që vazhduan gjatë ditës arritën deri tek 700 mijë persona.

Me shtimin e gjuhën ruse, presidenca turke e ka rritur në pesë numrin e gjuhëve në të cilat zhvillon veprimtari në Twitter, ndërsa vazhdojnë punimet për shtimin edhe të gjuhëve të tjera./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne