Llogaritet pesha aspak e zakonshme e të gjitha krijesave të tokës

Një studim i publikuar së fundmi në Proceeding of the National Academy of science (PNAS) është përpjekur të vlerësojë peshën e të gjitha qenieve të gjalla në planet duke e shprehur në masën e karbonit. Mes shumë të tjerave kanë llogaritur që njerëzit peshojnë 60 milionë tonelata të këtij elementi. Për të mbërritur në këto përfundime kërkuesve iu është dashur tre vite për të kombinuar informacionin paraprak të mbledhur në literaturën shkencore. Shkencëtarët janë përpjekur të matin sasinë e karbonit të mbledhur tek qeniet njerëzore, duke patur parasysh se ky element kimik ndodhet në sasi të bollshme tek ata. Kështu kanë llogaritur që e gjithë biomasa e planetit peshon 550 gigatonë, pra 550 000 milionë tonë. Shkencëtarët kanë mbërritur në përfundimin se bimët peshojnë më shumë se të gjitha format e jetës në planet. Ato magazinojnë më shumë se 80% të të gjithë karbonit të gjallesave dhe grumbullojnë 450 gigatonë karbon. Grupi tjetër më i madh i gjallesave më të rënda anashkalohet, bëhet fjalë për bakteriet. Autorët konsiderojnë që këto mikrobe mbërrijnë në 70 gigatonë dhe ndiqen nga kërpudhat me 12 gigatonë.

Kafshët mbeten më mbrapa nga të gjithë të tjerët. Mund të arrijnë deri në 2 gigatonë dhe gjysma e tyre i përket antropodëve, forma e jetës më e shumtë dhe e shumëllojshme në planet.

Njerëzit zenë 0.06 gigatonë (60 milionë tonë) duke patur parasysh se insektet dhe karkalecat e detit kapin të njëjta shifra. Megjithatë pesha është diçka qesharake, nëse krahasohet me 0.2 gigatonë karbon që peshojnë viruset e planetit. Megjithatë gjurma e njerëzve nuk është aq e vogël sa pesha e tyre. Me ndikimin e tyre kanë bërë që kafshët shtëpiake të peshojnë 20 herë më shumë se gjitarët e egër dhe se zogjtë e fermave të peshojnë më shumë se të tjerët. Gjithashtu autorët thonë se aktiviteti njerëzor ka reduktuar gjysmën e biomasës së planetit në 10 000 vitet e fundit. Autorët do të krahasojnë tani, nëse proteina më e madhe e planetit, rubisco është reale (kjo nuk merret parasysh, pasi është një molekulë me të cilën bimët dhe mikrobet bëjnë fotosintezën). Do të vazhdojnë kërkimet edhe pse pjesa më e madhe e jetës mikrobiale është ende e panjohur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne