Londër: Muslimanët dhe hebrenjtë dorë për dore në marshin e Ditës Ndërkombëtare të Jeruzalemit

Marshimi për Ditën Ndërkombëtare të Jeruzalemit në Londër u mbajt përballë provokimeve izraelite dhe ekstremistëve të krahut të djathtë dhe nën masa intensive të sigurisë ndërmarrë nga policia.

I kryesuar nga Komisioni Islamik i të Drejtave të Njeriut (IHRC), në marshimin e Ditës së Kudsit i cili u zhvillua në Londër të Britanisë nga organizatat e shoqërisë civile morën pjesë rreth 10 mijë persona.

Në marshimin i cili ka nisur përpara ambasadës së Arabisë Saudite në Londër, u mbajtën pankarta kritikuese për politikat e këtij vendi si dhe ato izraelite dhe të SHBA-ve ndaj palestinezëve. Policia ka marrë masa të gjera sigurie për marshimin duke përdorur edhe njësitë me kuaj.

Ndërsa një grup me rreth 30 persona të përbërë nga shtetas amerikanë dhe një grup britanik i ekstremit të djathtë dhe pro Izraelit, janë mbledhur në shesh për të provokuar marshuesit dhe kanë mbajtur në duar pankarta në mbështetje të presidentit amerikan, Donald Trump.

Të djathtët ekstremë britanikë kanë brohoritur me slogane për aktivistin Tommy Robinson i cili është një kundërshtues i Islamit dhe emigrantëve dhe i cili ditë më parë është arrestuar dhe dënuar me 13 muaj burg.

Grupi pro izraelit dhe i ekstremit të djathtë kanë ndërhyrë verbalisht dhe fizikisht ndaj palës palestineze pjesëmarrëse në marshim. Ndërkohë janë ndaluar disa nga anëtarët e grupit të djathtë ekstrem të cilët kanë debatuar me policët dhe herë pas here janë konfliktuar.

Marshimi për Ditën e Jeruzalemit ka vazhduar nga bulevardi “Piccadilly” dhe sheshi “Trafalgar” dhe ka përfunduar në Downing Street ku ndodhet edhe zyra e kryeministrisë britanike .

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne