Los Angeles refuzon fonde për programin që synon myslimanët

Zyra e kryetarit të bashkisë së Los Angeles hodhi poshtë një grant prej 425,000 dollarë nga qeveria federale për një program që ka për qëllim të luftojë kundër ekstremizmit të dhunshëm, i cili është qortuar se ka për synim të dhe për të fyer muslimanët, bëri të ditur zyra e kryebashkiakut të premten për Anadolu Agency të premten.

Kryebashkiaku Eric Garcetti kishte qenë i afërt me administrimin e granteve të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS) për organizata të ndryshme, të cilat kishin nevojë vetëm për për miratim nga Këshilli i Qytetit, por vendosi të refuzonte fondet duke përmendur keqinformimin dhe vonesat në ciklin e performancës së programit.

“Kjo lë shumë pak kohë për organizatat e komunitetit që ne kemi angazhuar për t’i sjellë planet e tyre për jetë. Për këtë arsye është bërë e papraktikueshme që të shkojmë përpara, kështu që ne kemi lajmëuar DHS-në se Los Angeles nuk do të pranojë më fondet e grantit” tha ai.

Vendimi e bëri Los Angelesin qytetin e parë të heqë dorë nga një grant për programin e tij Luftimi i Ekstremizmit të Dhunshëm (CVE).

Disa grupe të cilat i dolën kundër programit CVE, e duartrokitën vendimin e zyrës së kryetarit të bashkisë, por ata mbetën të zhgënjyer si pasojë e dështimit të qytetit për të adresuar monitorimin e panevojshëm ndaj komuniteteve muslimane.

“Si muslimanë amerikanë ne jemi të lehtësuar që qyteti i Los Angelesit, i cili është një nga qytetet më të mëdha dhe më progresive të Amerikës, nuk është më partner i administratës Trump, në një program që ka si objektiv muslimanët amerikanë”, tha për Anadolu Agency, Hussam Ayloush drejtori ekzekutiv seksionit të Los Anxhelosit në Këshillin e Marrëdhënieve Amerikano-Islame.

Programi CVE u krijua në vitin 2011 nën administrimin e ish-Presidentit Barack Obama për të penguar përpjekjet e grupeve ekstremiste për të rekrutuar terroristë të mundshëm. Ai u përqendrua të punonte me organizatat joqeveritare, akademinë, institutet e shëndetit mendor, sektorin privat dhe komunitetet vendore.

Nën programin, DHS gjithashtu njoftoi një Plan Zbatimi Strategjik për të rritur angazhimin me komunitetet vendore, që mund të jenë në shënjestër të ekstremistëve të dhunshëm, të ndërtojnë qeverisje dhe ekspertizën e zbatimit të ligjit, për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe të luftonte propagandën ekstremiste të dhunshme.

Ndërkohë që qeveria federale, thotë se politika synon të gjitha grupet dhe ideologjitë ekstremiste, shumë thonë se në praktikë është e njohur se i drejtohet muslimanëve, nëpërmjet mbikëqyrjes dhe angazhimit në profilizimin diskriminues.

“I gjithë programi është i bazuar në premisa të rreme, duke bërë që muslimanët amerikanë të jenë më të cënueshëm ndaj terrorizmit se sa grupet e tjera”, shtoi më tej Ayloush.

Zyra e kryetarit të bashkisë tha se do të vazhdojë të punojë me organizata të ndryshme për të frenuar ekstremizmin dhe për të ofruar shërbime të specializuara për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

Ndërsa DHS shprehu se programini ka për qëllim sigurimin e burimeve për programet rinore dhe institucionet e shëndetit mendor, e cila ka qenë e njohur që të jetë një program i zbatimit të ligjit.

Sipas “Ndal” CVE, një faqe interneti që mbledh të dhëna mbi programet e CVE, programi ka qenë duke u zgjeruar në masë të madhe për të stërvitur dhe ndihmuar synimin e zbatimit të ligjit dhe për të gjetur ekstremistë.

“Qeveria bëri të qartë se ky nuk është gjë tjetër përveç se një program i zbatimit të ligjit”, shprehu Ayloush.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne