Lottito: Milinkoviç-Saviç ndër futbollistët më të mirë në botë, kushton 150 milionë euro

Mesfushori serb i Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç, tashmë mund të konsiderohet pa frikë një futbollist i nivelit të lartë.

Falë paraqitjeve fantastike që ka zhvilluar në këtë sezon me fanellën e skuadrës bardhekaltër, Milinkoviç-Saviç ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Evropës, aq sa për të në verë pritet të nisë një luftë e vërtetë mes Manchester City, Real Madridit, PSG-së dhe Manchester United.

Të gjitha këto klube interesohen për talentin e Lazios, që sot feston 23-vjetorin e lindjes.

Për një mesfushor total si Milinkoviç-Saviç, i cili pritet të shndërrohet në një nga futbollistët më të mirë në botë, presidenti i Lazios, Claudio Lottito, me të drejtë kërkon 150 milionë euro.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne