LSDM: Drejtësia u kthye në Maqedoni, ligjet vlejnë për të gjithë njëjtë

Reagon Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ndaj reagimit të partisë opozitare OBRM-PDUKM-së, duke thënë se OBRM-PDUKM-ja mund t’i kthejë vetëm paratë që i ka vjedhur, drejtësia është kthyer që moti.

“OBRM-PDUKM-ja mund t’i kthejë edhe do t’i kthejë vetëm miliarda eurot që i vodh nga qytetarët gjatë 11 viteve vjedhјe që po e bënte në shtet, drejtësia dhe qeverisja joselektive e drejtësisë janë kthyer që moti”, thonë nga LSDM-ja.

Ata shtojnë se “nuk ka ironi më të madhe se kjo e OBRM-PDUKm-së, partia më e kriminalizuar në historinë e Maqedonisë, partia që është simbol i vjedhjes, korrupsionit dhe padrejtësisë të kërkojë drejtësi dhe sundim të së drejtës”.

“Partia opozitare OBRM-PDUKM nuk brengoset, drejtësia është kthyer, përgjigjen vetëm ata që e kanë shkelur ligjin, kurse paratë po kthehen në buxhet. Dëshmi për këtë është gjykimi i ish Kryeministrit dhe Kryetarit të OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, si dhe vendimi i gjykatës ndaj partnerit të Gruevskit, Sead Koçan i cili ktheu 17 milionë euro para ilegale në buxhetin e Maqedonisë”, thonë nga LSDM duke përsëritur se drejtësia u kthye në Maqedoni dhe to t’i kapë të gjithë që kanë shkelur ligjin, kurse amnisti për krimin e bërë nuk do të ketë./Telegrafi/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne