LSDM nuk tërhiqet: Shumë shpejt Maqedonia do të ketë qeveri reformueselsat

LSDM përmes një deklarate për mediat ka paralajmëruar se shumë shpejt Maqedonia do të ketë Kryeparlamentar të ri dhe një qeveri të re reformuese, pasi sipas tyre ky ka qenë vendimi i 700 mijë qytetarëve në zgjedhje të lira dhe demokratike. LSDM akuzon Gruevskin që vazhdimisht po gënjen opinionin për tema inekzistente dhe për atë që po kërcënon me dhumë që është në kundrshtim me kushtetutën dhe njëherit edhe vepër penale.

“Shumë shpejtë do të zgjedhet kryeparlamentari i ri, dhe pastaj edhe qeveria e re reformuese të qytetarëve të Maqedonisë me karakter unitarë, në përputhje me rregulloren, kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. Vendimi i 700 mijë qytetarëve e shprehur në zgjedhje kredibile, e konvertuar në 67 mandate të shumicës parlamentare, që ka të drejtë dhe obligim që ta zgjedhë kryerpalemntarin e ri dhe qeverinë e re. Gruevski vazhdimisht gënjenë për tema inekzistente, por nuk guxon të kërcënojë me dhunë. Kjo është antikushtetuese dhe  vepër që sanksionohet me ligj”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM.

Gruevski në një intervistë për “Blic”, ka thënë se ky rajon është shumë i ndjeshëm dhe një shkëndijë e hedhur mund të ndezë zjarrin./Alsat

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne