LSI i ka propozuar Ramës kandidaturën e Berishës për President? Meta sqaron të vërtetën

Kryeparlamentari Ilir Meta ka qenë sot në Fier, ku i është përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me çështjet e kërkesës PS-LSI ndaj KQZ-së për shtyrjen e afateve për regjistrimin e partive si dhe çështjen e presidentit.

Meta është pyetur nëse LSI ka propozuar ish-kryeministrin Sali Berisha si kandidat për President por kreu i Kuvendit ka buzëqeshur dhe më pas ka deklaruar se nuk ka patur emra të përveçëm dhe se po kërkohet të gjendet konsensusi dhe bashkëpunimi edhe me opozitën.

“Nuk ka emra të përveçëm. Kemi kërkuar dialog një proces bashkëpunues dhe konsensual dhe përfshirjen e opozitës”, deklaroi Meta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne