Lu refuzon takimin me Llallën/ Spartak Ngjela: Fillimi i vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, e cila është tensionuar pas arrestimit të një bande të trafikut të drogës, mes të cilëve 3 shqiptarë, njëri prej të cilëve pretendohet se është mbështetur nga ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Refuzimi i takimit nga ambasadori Lu me Kryeprokurorin Adriatik Llalla, komentohet nga Ngjela si një fillim i Vettingut “Që sot e më tej do të shihni implikime të klasës aktuale politike; dhe njëherësh edhe fillimin e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë”, shkruan Ngjela.

Postimi i plotë:

Politika amerikane dhe ambasadori Lu po i qëndrojnë besnikë shqiptarëve; ashtu siç nuk i ka qëndruar asnjë kryeministër, asnjë mbret dhe asnjë pushtetar i lartë që nga viti 1925 deri më sot.

Ambasadori amerikan nuk i dha sot takim Prokurorit të Përgjithshëm Llalla.

Gjithçka filloi. 
Prisni dhe shikoni, por assesi nuk duhet të jeni indiferentë.
Që sot e më tej do të shihni implikime të klasës aktuale politike; dhe njëherësh edhe fillimin e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë.
Prisni me besim dhe shikoni tragjedinë e krijuesve të varfërisë dhe vuajtjes së shqiptarëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne