Lubonja bën krahasimin e frikshëm: Rama në rrugën e Gruevskit

Zor se dikujt mund t’i shkonte mendja të krahasonte qëndrën e Tiranës me grataçiela që po projekton Edi Rama, më atë që ish kryeministri maqedonas Gruevski, tashmë me zgjedhje të humbura i shkarkuar nga kryetar dhe me një barrë procesesh gjyqësore mbi shpinë, bëri me qytetin e Shkupit. Në pamje të parë duket sikur krahasimi nuk qëndron sepse kryeqyteti ynë ku po vënë dorën disa nga arkitektët më të mirë të erës së globalizmit nuk ka asgjë të përbashkët me kthimin pas në kohë dhe ringjalljen e lavdisë të dikurshme që ka dashur të përçojë projekti me stil neoklasik, neobarok, neoromantik i emëruar “Shkup 20014”.

Por për Fatos Lubonjën i cilia ka shkruar sot në gazetën Panorama shkrimin me titull “Kitschi i Ramës si variant i kitschit të Gruevskit” të dy projektet mëtojnë të njëjtën gjë. edhe pse kaq larg nga pamja të dy projektet kanë disa të përbashkëta thelbësore që i bën të dy variante të kitschit. Te të dy projektet gjejmë fenomenin e imitimit banal të asaj që është prodhuar në vendet perëndimore. Nëse Gruevski kërkon të imitojë qendrat e kryeqyteteve evropiane të ndërtuara në shekullin XIX, Rama kërkon ta shndërrojnë qendrën e Tiranë në një grumbull grataçielash sipas modeleve “downtown” që e kanë origjinën në SHBA. Po ashtu, në të dy projektet luhet me imazhet kartolinë të stereotipuara në mendjet e njerëzve të rëndomtë: Gruevski luan me kartolinat e qendrave historike të qyteteve evropiane, Rama me kartolinat me grataçiela të ngulitura në imagjinatën e njerëzve nga pamja e Manhatanit” shkruan sot Lubonja.

Më tej autori duke iu referuar një interviste të hollandezit Ëiny Maas, që tregon se Rama i ka kërkuar të ngrejë një kullë me formën e kokës së Skënderbeut dhe një tjetër me hartën e Shqipërisë, thotë: “…nëse kitschi i Gruevskit është quajtur “antikuizim” nacionalist i qytetit sepse i jep Shkupit një pamje sikur të ketë ekzistuar aty një histori e vjetër evropiane e qytetit; kitschi i Ramës mund të quhet “lasvegazizim”, “winimaasizim” apo “globalizim” nacionalist i qytetit. Nëse “kitschi” i Gruevskit kërkon t’u ofrojë njerëzve një imazh skenik me një histori të rreme, pa lidhje me historinë dhe jetën e tyre të vërtetë dhe kontekstin e atij territori, “kitschi” i Ramës me të njëjtën frymë kërkon t’u ofrojë një tjetër imazh skenik, po pa lidhje me historinë, kontekstin e territorit dhe jetën e vërtetë të njerëzve”.
Dhe e gjitha kjo sipas Lubonjës bëhet sepse ”nëpërmjet këtij kitschi “njerëzit harrojnë kontekstin e vërtetë të ekzistencës së tyre dhe jetojnë në mes të një imazhi skenik, që është prodhuar enkas për ta”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne