Lubonja: Nuk më surprizoi përbërja e qeverisë, por më shqetëson shumë …

Analisti Fatos Lubonja, ka komentuar sot kabinetin e ri qeveritar ‘Rama 2’. I ftuar në ‘Opinion’ në News 24, Lubonja ka theksuar se nuk ishte aspak i surprizuar nga përbërja e qeverisë së re, por është shumë i shqetësuar nga fakti se psejanë shkurtuar disa ministri duke mos u dhënë arsyeja.

Gjithashtu Fatos Lubonja tha se një tjetër problem është edhe mungesa e seriozitetit nga qeveria për çështje të rëndësishme siç janë droga dhe krimi.

“Nuk ishte ndonjë çudi. Mbas asaj qeverisjes me popullin nuk është ndonjë çudi që ministrat mos kenë rëndësi. Ndjehet kjo sikur nuk ka peshë duke nisur që tek zv. kryeministrja e panjohur. Duket sikur e merr pushtetin ‘Rama 1’. Ajo që është më shqetësuese është se janë shkurtuar disa ministri dhe nuk është sqaruar arsyeja. Ndoshta është ngushtuar pak tepsia. Të gjitha këto janë bashkë, por shqetësimi kryesor është mungesa e seriozitetit, siç janë krimi, trafiqet dhe droga. Këto kërkojnë energji të madhe, kur sheh disa ministra që ikin si Tahiri dhe Beqja dhe disa të tjerë që vijnë.

Gjithçka sikur u përqendrua tek fakti sikur ne jemi më të mirët, dhe Rama tha ma jepni mua timonin se do ju çoj unë në drejtimin e duhur. Por cili është drejtimi i duhur nuk na e tha. Pra a do transformohet. Ajo që shoh unë me shqetësim është fakti se këtu po kërkohet të vihet në funksionim e njëjta makinë që punon për të mbajtur një regjim absurd në pushtet. Kemi një zv. kryeministër që bëhet ministër. Pra këtu është një kauzë. Unë po pres si do i vejë fundi aventurierit”- tha Fatos Lubonja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne