Lubonja për Rama 2

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, analisti Fatos Lubonja ka bërë një përmbledhje për situatën politike dhe kabinetin qeveritar ‘Rama 2’.

Lubonja tha se duhet një reflektim nga të gjitha forcat politike, pasi sipas tij është një situatë krize. Ai tha se nuk është optimist dhe sistemi duhet të rishikohet.

“Është vështirë të bëhet parashikim se ky kryeministri i ka bërë gjerat që të bëhet i paparashikueshëm. Ky po bën një fushatë të dytë tani. Ai duhet të merrej me projekte tani. Jemi përballë situatash të papritura. Nuk e dimë çfarë do ndodhë. Është një situate që ka nevojë për reflektim nga të gjitha forcat politike, pasi është një situatë krize. Nuk e di çfarë do ndodhë, por nuk jam optimist. Nuk jam optimist për gjithë spektrin politik, pasi ka ardhur koha t’i jepet fund një politike totalitariste. Ky sistem duhet të rishikohet. Pra sistemi i tepsisë ka nevojë të riformatohet”- tha Lubonja, raporton “BalkanWeb”

Ndërkohë sa i përket rolit të PD dhe të opozitës në tërësi, analisti Fatos Lubonja u shpreh se PD duhet të marrë dimenisone sociale duke u shkëputur nga oligarkët.

“PD duhet të rikthehet dhe të marrë dimensione më sociale. Unë mendoj se PD dhe LSI duhet të dalin nga sistemi dhe të godasin sistemin. Se mendojnë se do vijne ata më pas. Pra të shkëputen nga oligarkët. Opozita duhet të ndryshojë qasje dhe të bindë popullin se është vërtet me ata. Me këtë lloj opozite rreziku më i madh është vetë Edi Rama”- tha Lubonja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne