Lubonja rrëfen torturat në burg dhe persekutimin e regjimit komunist

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Të Paekspozuarit”, Fatos Lubonja tregon momentet e tmerrit që ka kaluar në burg.

Më poshtë, pjesë nga rrëfimi i Lubonjës:

Tortura e parë është izolimi total dhe presioni psikologjik i një shteti që është mbi ty, që kërkon të lëshojë peshën e vet, kjo është tortura kryesore.

Një nga nenet e kodit penal në atë kohë ishin agjitacion dhe propagandë, që denoncohej. Ishte nga tre deri në 10 vjet burg. Unë i fsheha pasi u godit babai, por dihej që këta do të gjenin dhe të akuzonin dhe aty kupton se çfarë koncepti ekyistonte në atë kohë mbi letërsinë. Unë kam shkruar gjëra që i mendoja n mënyrën time, ishte dika që e kisha bërë për vete, jo për ta botuar dhe kjo u gjet si argument kundër partisë, çfarë hyn tek ajo që ata që quajnë propagandë.

Gjendja ime në kohën kur kam shkruar poezitë ka qenë kundër atij pushteti, pasi kuptova që na kanë zhgënjyer. Unë kam qenë edhe më parë për riedukim, pasi më kanë përjashtuar nga shkolla dhe më çuan në Laç, në Uzinën e superfosfatit. Akt-akuza, në thelb ishte veprat armiqësore të fshehura, e gjithë akuza ndaj familjes. U dënova shtatë vjet dhe më dërguan në Spaç. U arrestova dy ditë para babait, ndërsa xhaxhaxi, shtatë ditë përpara.

Në Spaç, kam ndenjur pesë vjet në minierë dhe bëja normën. Puna ime ishte si puna e shumicës, ishte një punë me tri turne edhe natën. Kryesisht, hapeshin galeri për bakër. Ishte një mal me galeri, ku punoja si nivelist dhe vagonist për tetë orë.

Pjesë nga intervista:

Rakipi: Zoti Lubonja, sa vite u dënuat dhe cila ishte akt-akuza për ju?

Lubonja: Akt-akuza, ishin veprat armiqësore të fshehura. U dënova fillimisht, shtatë vjet. Në vitin e pestë, kur isha në Spaç, u arrestova si pjesëtar i një organizate kriminale.

Rakipi: Çfarë pune bënit, në Spaç?
Lubonja: Punoja me tri turne, në minierë. Punoja edhe natën, sipas turnit. Punoja si vagonist. Duhej të realizohej norma, ndryshe përfundoje në birucë ndëshkimore.

Rakipi: A takoheshe me familjarët, në burg?

Lubonja: Dy takime në muaj, nga dhjetë minuta. Në raste të veçanta, gjysmë ore takim. Por, familja vinte sipas mundësive, për shkak të vështirësisë së udhëtimit.

Rakipi: Çfarë ndodhi me familjen tuaj?

Lubonja: Familja u çua në internim. Fëmijët ishin 3 vjeç, i madhi dhe 1 muajsh, i vogli.
Rakipi: Ju lejohej të shkruanit letra?
Lubonja: Më lejoheshin dy letra, nga dy faqe në muaj. Unë i dërgoja një letër babait dhe një letër familjes.

Rakpi: Nga Spaçi, pas 5 vitesh, ju ridënuan?

Lubonja: Në vitet ’70-të, në Spaç u rrit numri i të burgosurve. Midis të tjerash, në këtë ashpërsim filloi të aplikohet edhe ridënimi në burg. Nuk pritej që të dilje nga burgu për t’u rikthyer, por ridënoheshe kur ishe në burg. Ridënimet kanë qenë zakonisht, për agjitacion e propagandë.

Historia ime është më tragjike. Shokët e mi, bënë një letër kundër Enver Hoxhës nga burgu dhe për këtë i dënuan për agjitacion dhe propagandë, më pas u vendos të ndëshkoheshin me vdekje.

Për t’u dënuar me vdekje, gjetën arsyen sikur ishte krijuar një organizatë kundër-revolucionare, për të përmbysur regjimin. U bë gjyqi dhe në fund, u dha dënimi me vdekje. Unë u quajta pjesëtar i kësaj organizate. dhe mora u dënova me gjashtëmbëdhjetë vjet.

Rakpi: Në sa burgje keni qenë?

Lubonja: Në Spaç, në Ballsh, në Qafë-Bari, në Burrel dhe përfundimisht, në Kosovë të Madhe. Jam liruar në mars, të vitit 1991.

Rakipi: Cili ishte burgu më i keq?

Lubonja: Burgu më i keq, ishte ai i Spaçit, sepse puna ishte shumë e rëndë dhe nuk të linte kohë për asgjë tjetër. Për të tjerët, mund të ketë qenë burgu i Burrelit, për shkak të kushteve të rënda dhe mungesës së madhe të dritës.

Rakpi: Keni menduar ndonjëherë, të vrisni veten?

Lubonja: Kur rashë në burg, kuptova se jeta është e shtrenjtë. Në burg ka pasur vetëvrasje, por jo aq të shumta sa c’mendohet. Njeriu i përshtatet situatës… Një pjesë e jotja përshtatet dhe një pjesë, tenton të rezistojë.

Rakpi: A mendonit, se sitemi do të binte?

Lubonja: Shpresa për rënien, erdhi pas vdekjes së Enver Hoxhës. Atëherë, nuk mendohej çfarë do të ndodhte. Unë mendoja, se do të lirohesha kur të bëja gjashtëdhjetë vjeç…

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne