Lubonja: Rrënjët e të keqes në PD janë shumë të thella, nuk i zgjidh dot një Kuvend

Publicisti Fatos Lubonja, në një intervistë për rubrikën Opinion në News24, ka folur për zhvillimet e Kuvendit të PD. Lubonja tha se ky Kuvend nuk ka zgjidhur të gjitha problemet pasi sipas tij rrënjët e të keqes në PD janë shumë më të thella.

“Partia demokratike ka dy probleme. I pari është ai i demokracisë së brendshme, ndërsa problemi i dytë është tek mungesa e një vizioni. Duhet parë nëse ka ndonjë reflektim edhe nga këta që quhen kritikë të Bashës”, tha Lubonja.

Pse ndodh që në Partitë tona që ka divergjenca dhe këto fishkëllima që ndodhën sot?

Ky është problemi i madh që kemi në sot. Për mendimin tim është një çështje kulturore që shkon më tej se partitë. Ku ja japin një personi autoritetin dhe kërkojnë që të gjejnë zgjidhje nga ai. Këta që po kundërshtojnë Bashën sot nuk e ka kundërshtuar asnjëherë Berishën, pasi ja kishin dhënë Berishës pushtetin e plotë. Të gjithë kërkojnë njëshin, edhe këtë që kritikojnë kërkojnë të jenë njësha. Sigurisht që një lider do zgjidhet dhe duhet të jetë i parë mes të barabartëve, por në Shqipëri nuk është kështu. Kjo është rrënja e së keqes dhe nga kjo duhet të dalim.

I zgjidh Partia Demokratike problemet pas këtij Kuvendi?

Varet cilat janë problemet. Një problem është ai që tha Berisha, mungesa e unitetit, pasi është një sëmundje që nuk të lë përpara për sfidat që ke. Zgjidhja, për fat të keq është zgjedhja e atij që ka shumicën dhe pak nga pak i merr të gjitha. Një problem tjetër ka të bëj me të kaluarën e vet, dhe kjo periudhë është koha e Berishës. Një problem tjetër është ai i vizionit, atij i oligarkëve sepse mund të vijnë këtë në pushtet dhe të bëhen si këta që janë. Ky Kuvend ndoshta legjitimoi pak më shumë Luzim Bashës. Pastaj ngel dhe problemi i aleancave e figurave që bashkëpunojnë.

Pse nuk ndodh hapja e partive në Shqipëri?

Nuk është e lehtë, por jam i bindur se tendenca në botë shkon drejt kësaj, pasi partia bëhet me demokratike.

Çfarë i mbetet grupit të kritikëve për të bërë?

Unë mendoj se ideja e formimit të një partie tjetër, mund të funksionoj, por nuk e di se sa i ndjekin. Ose mund të bëjnë dhe kritikët siç bëjnë një pjesë, të bëjnë gazetarin ose analistin. Mund të japin dhe një kontribut në Shqipëri. Në situatën ku ndodhet vendi, problemi më i madh nuk është PD dhe Basha, por Shqipëria dhe qeverisja e keqe.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne