Nga Adeyinka Makinde

Secila prej luftrave gjithëpërfshirëse që janë zhvilluar deri më tani mes Izraelit dhe fqinjëve arabë të tij kasjellë gjithnjë përfundime të rëndësishme me vete. Lufta e vitit 1948 çoi në krijimin e shtetit modern të Izraelit, gjë e cila u bë shkak për krijimin e një euforienë mesin e hebrenjve në gjithë botënnë këtë periudhës të pas Shohs, ndërkohë që për arabët e Palestinës filloi periudha Nakbas.

Lufta e vitit 1967, gjatë së cilës Izraeli arriti të dilte fitimtar përkundrejt tre ushtrive arabe në vetëm gjashtë ditë, i dha Izraelit rolin si një hegjemon rajonal, ndërsa fqinjët e tij arabë të mposhturtashmë  u zhytën në poshtërimin e tyre dhe komunitetet palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Gazë mbetën nën pushtim.

Lufta arabo-izraelite e vitit 1973, e njohur si “Lufta e Tetorit”apo ndryshe si “Lufta e Yom Kippurit”, është pikërisht lufta që shtroi rrugën për arritjen e Marrëveshjes së Kampit Davidit të vitit 1978, i cili i hapi rrugën më pasMarrëveshjes së Paqes mes Egjiptit dhe Izraelit në vitin1979. Megjithatë, po kështuështë gjithashtu e vlefshme që të analizohet edhelufta që filloi më 6 tetor të vitit 1973, nga sulmi surprizë i Izraelit kundrejt Egjiptit dhe Sirisë,duke qënë se kjo luftëna parashtron një panormaëqë na çon drejt kuptimit të asaj që ka ndryshuar dhe asaj që mbetet e pandryshuar përderisa dinamika e konfliktit në Lindja e Mesme është ende e lartë.

1. Para-konceptimi. Fitorja izraelite ndaj ushtrive arabe në “Luftën Gjashtë Ditore” të vitit 1967 solli si rezultat rritjen e vetëbesimit dhe arrogancës kundrejt aftësive ushtarake arabe. Ishte krijuar një perceptim mbizotërues se ushtritë arabe nuk do të mund ta sulmonin Izraelin derisa ata të mund të rizhvillonin aftësinë për të mundur të përballeshin me fuqinë ajrore izraelite. Edhe pse ishte përhapur në mënyrë të pakufijshme arroganca dhe vetë kënaqësia, kritikat u përqendruan në mënyrë tëshpejtëvetëm tek një person. Moshe Dayan, i cili kishte mbajtur portofolin e ministrit të mbrojtjes që nga ajo luftë, u mbajt kryesisht përgjegjësi për ta fajësuar për faktin se nuk kishte arritur të parashikonte sulmin arab dhe për papërgjegjshmërinë e tij në nivelin e prapërgtitjes që u ekspozua me anë të këtij sulmi. Megjithëse një gjeneral dinak dhe i pamëshirshëm, ai nuk ishte një administrator shumë i aftë në kohë paqeje.

2. Dështimi i shërbimeve tëinteligjencës. Paaftësia e Izraelit për të parashikuar sulmin arab nuk ishte thjesht sepse egjiptianët kishin arritur që të përdornin në mënyrë të sukseshme teknikat e mashtrimit të përvetësuar nga Rusia, të cilat janë pjesëe doktrinës ushtarake të Maskirovkës. Mosparashikimi i sulmit më së shumti kishte të bënte me monopolizimin e të gjitha burimeve të inteligjencës nga shërbimete inteligjensës ushtarake izraelite. Përveç këtij fakti, ishin dhënë më parë një numër i konsideruehëm paralajmërimesh të rreme, përfshirë një nga Ashraf Marvan, një spiun egjiptian i Mossadit, i cili ishte dhëndri i presidentit të ndjerë egjiptian, Gamal Nasser. Shpenzimet astronomike të përfshira në mobilizimin e ushtrisë izraelite mund të kenë kontribuar gjithashtu në një lodhje psikologjike dhe shpërkujdesjepërsa i përket reagimit të menjëhershëm ndaj paralajmërimeve të vazhdueshme për sulme të rreme deri sa erdhi koha që sulmitë ishte i vërtetë.

3. Qëllimi i luftës nuk ka qënë shkatërrimi i Izraelit dhe çlirimi i Palestinës. Ashtu siç ka ndodhur edhe në rastine luftërave të vitit 1948 dhe të vitit 1967, rreziku shpesh i propagandizuar për asgjësimit nga forcat arabe të bashkuara bashkënë të vërtetë nuk ka qënë asnjëherë i pranishëm. Edhe ushtria e Egjiptit edhe ajo e Sirisë kishin objektiva të kufizuara. Ndërkohë që Egjipti dëshironte të shkelte “Kufirin Bar Lev” dhe të rimerrte territorin që shtihet në gjithë bregun në Kanalin e Suezit, nga ana tjetër sirianët shpresonin të rimerrnin Kodrat e Golanit të cilat i patën humburndaj Izraelit gjatë “Luftës së Gjashtë Ditëve”. Nuk ekzistonte asnjë plan gjithëpërfshirës për të shkatërruar Izraelin dhe në mënyrë proverbiale “spastrimi i hebrenjve duke i hedhur në det”. Interesat e kufizuara të synuara ishin thjesht rivendosja e shkallës së krenarisë arabe dhe përdorimi i luftës si mjete për të gjetur mënyrën për të negociuar në kthimin e territoreve të pushtuara nga Izraeli.

4. Kriza e naftës. Nën kujdesin e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), shtetet arabeu vendosën një embargo në lidhje me shitjet e naftës të gjitha shteteve që ndihmonin Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Ulja në prodhimin e naftës prej pesë për qind solli si rezultat një rritje të kostos së naftësqë e cila kontribuoi në një periudhë të ngecjes së zhvillimit ekonomik në Perëndim.

5. Bota mund të ketë ardhur në prag të një katastrofe bërthamore. Ndërkohë që ka teori dhe spekulime seBashkimi Sovjetik se ka krijuar njësitë raketore Scud të armatosura me bomba bërthamore, thuhet se Moshe Dayan ka urdhëruar përgatitjen e të paktën një rakete balistike të aftë për të kryer një shpërthim bërthamë të fillimit dhe nxitjes së një lufte. Në librin e tij The Samson Option: Israel’s Nuclear Arsenal and American Foreign Policy [Opsioni Samson: Arsenali bërthamor i Izraelit dhe politika e jashtme amerikane] autori i çmimit Pulitzer, Seymour Hersh, ka shkruar se misioni i Izraelit ndaj administratës së presidentit Richard Nixon që kërkonte një avion ajror u shoqërua me kërcënimin e vendosjes së armëve bërthamore për përdorimnë terrenin e luftës. Megjithëse kujtimet e Arnan Azarhayut, një personalitet i brendshëm politik izraelit na tregojnë për një referencë më të kufizuar ndaj përdorimit të armëve bërthamore në diskutimet e kabinetit gjatë luftës, megjithatë është vërtetuar fakti se Shtetet e Bashkuara vendosën Komandën Ajërore Strategjike, Komandën Ajërore të Mbrojtjes Ajrore, Komandën dhe Flotën e Gjashtë në DEFCON 3, i cili është alarm për shkak të frikës se Bashkimi Sovjetik mund të ndërhyjë në konflikt nëpërmjet aleatëve të tij arabë.

6. Lufta përfundoi si një fitore për Izraelin, edhe pse arabët e shpallën atë një fitore. Egjiptianët, duke u mbrojtur me anë të raketave sipërfaqësore deri në ajër arritën që të kalonin Kanalin e Suezit dhe e shkelën “Kufirin e Bar Lev”. Megjithatë, izraelitët arritën që t’i mbanin fitoret e tyre të mëparshme edhe pas dështimit fillestar në kundër-sulmin e tyre. Ndërkohë që edhe sirianët arritën të përparonin disi në Kodrat e Golanit, gjithashtu. Megjithatë, sukseset izraelite pas një kundërsulmi në terrenin e luftës në Golan sollin si rezultat që Presidenti Hafiz Asad i Sirisët’i dërgonte një mesazh PresidentitEnver Sadat duke kërkuar që egjiptianët të sulmonin edhe më tej në Sinai, në mënyrë që të lehtësonin presionin mbi ushtrinë e tij. Refuzimi që i bëri kësaj kërkeseSadati do të sillte më pas si rezultatqë fronti sirian të binte në kolaps dhe si pasojë e këtij rrëzimi izraelitët ishin në gjendje të riorganizonin një pjesë të konsiderueshme të forcave të tyre të armatosura kundër egjiptianëve.

Ndërkohë qëKomanda e Lartë Izraelite mori përsipër të merrte vendimin e vështirë nëse do të sulmonte apo jo në të gjithë kanalin, Mossad mori një mesazh nga një informator i tij që tregonte se tre brigada egjiptiane të parashutistëve po planifikonin të futeshin në vende të caktuara brenda pjesë të kontrolluara prej armikut. Megjithatë, transkripti tepër i komplikuar që kishte sjellë informacionin nuk jepte asnjë informacion mjaftueshëm të kënaqshëm i cili të parashtronte një arsyetim logjik se përse egjiptianët mund të kishin marrë këtë vendim ushtarak. Megjithatë, informacionet e mëparshme të marra nga Mervan Ashraf i mbushi boshllëqet e nevojshme për të kuptuar mesazhin. Muaj më parë në vitin 1973, Mervan i kishte dërguar trajnuesvetë tij të Mossadit një plan lufte të Ushtrisë Egjiptiane, duke theksuar se dërgimi i forcave speciale egjiptiane prapa linjave izraelite do të shërbente si prelud i kalimit të kanalit duke sulmuar formacionet e ndarjeve të blinduara.

Një sulm egjiptian nënkuptonte se një pjesë të ushtrisë egjiptiane do t’i duhej të dilte nga umbrella e mbrojtur brenda së cilës forca ajrore izraelite nuk e kishte dot mundësinë t’i godisteduke përdorur raketat sipërfaqësore ajrore të bëra nga Rusia. Kjo gjithashtu do të thoshte se izraelitët mund të angazhonin egjiptianët në një veprim mbrojtës gjatë të cilit ata do të synonin të ulnin ndjeshëm forcën e tankeve egjiptiane para se të nisnin një sulm në Suez. Në betejat që pasuan, Ushtria e Tretë Egjiptiane u gjend e rrethuar nga ushtria izraelite dhe kështu një pjesë e bregut lindore të Suezit u morr nën kontrollin e izraelitëve. Izraelitët gjithashtu vazhduan këtë sulm duke e zgjeruar atënë të gjithë sipërfaqen e kanalit. Dështimi egjiptian për të paktën ruajtur shumicën e përparësive të tyre fillestare u kompensua nga rrymat e territorit që ata mbanin në bregun lindor të Kanalit. Megjithatë, lufta përfundoi me forcat izraelite që kishin përparuar rreth 80 kilometra nga Kajro dhe rreth 40 kilometra nga Damasku.

Ekziston një numër i konsiderueshëm çështjesh për të analizuar.

A. Kërcënimi në rritje për luftë bërthamore në Lindjen e Mesme. Të dyja luftërat arabo-izraelite të vitit 1967 dhe vitit 1973 u zhvilluan nëmesin e dy kombeve aleate me armiqtë kryesorë të Luftës së Ftohtë. Dhe çdo konflikt, veçanërisht lufta e vitit 1973, kishte nënshtrimin e kërcënimit të ndërhyrjes sovjetike, nëse përparimet dhe fitoret izraelite në kurriz të armiqve arabë të mbështeturë nga sovjetët tejkalonin atq që aleati i tyre e shihte si një prag të pranueshëm.

Megjithatë, përfundimi i Luftës së Ftohtë nuk e ka hequr rrezikun e një lufte bërthamore të mundshmenë Lindjen e Mesme. Izraeli është një komb që për një kohë të gjatë ka fituar një aftësi bërthamore, megjithatë nuk është bërë objekt i traktateve ndërkombëtare dhe protokolleve që mbulojnë përhapjen e armëve bërthamore, ndërkohë qëka kundërshtuar vazhdimisht Iranin me pretekstin se programi bërthamor i Iranit përbën një kërcënim ekzistencial. Ky kundërshtim vjen edhe pas faktit që ndryshe nga Izraeli Irani është një shtet nënshkrues i Traktatit për Mos-përhapjes së Armëve Bërthamore dhe ka miratuar regjimin e inspektimeve nga autoritetet relevante rregullatore.Përveç kësaj, Irani i zhvillon aktivitetet e tij duke iu përmbajtur kushteve që i janë vendosur në programin e Iranit nga Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit i arritur mes Iranit dhe vendeve të 5+1. Për më tepër, komuniteti i zbulimit në Shtetet e Bashkuara dhe madje edhe shërbimet e inteligjencës së Mossadit kanë deklaruar se nuk ka prova për programin bërthamor të Iranit që shtrihet në zhvillimin e armëve. Ka nga ata që argumentojnë se një pjesë e arsyes për prodhimin e këtyre shqetësimeve rreth programit bërthamor të Iranit janë një dredhi strategjike që synon të devijojë vëmendjen nga çështja e zgjidhjes së çështjes palestineze.

Kërcënimi i konfrontimit nuklear që lind aktualisht në Lindjen e Mesme nuk vjen nga synimet iraniane, por nga marrëdhëniet e ndjeshme dhe të tensionuara ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse lidhur me konfliktin sirian. Rusët po kontribuojnë në një koalicion ushtarak të fuqive shia në ndihmën e qeverisë së Bashar al-Asadit kundër një kryengritjeje nga grupet islamike sunite të mbështetura nga aleatët rajonalë të Amerikës.

B. Çështja e solidaritetit arab. Objektivat e kufizuara si gjatë luftës së vitit 1973, ashtu edhe gjatë luftës së vitit 1948, kanë treguar se shtetet fqinje përreth Izraelit kanë qenë vazhdimisht më të preokupuara me interesat e tyre kombëtare vetiake sesa me çëhtjen e çlirimit të popullit palestinez. Protagonistët arabë gjatë luftës së vitit 1948 ishin në të vërtetë të interesuarnë lidhje blerjen e territorit dhe jo me krijimin e një shteti palestinez. Jordania arriti një marrëveshje sekrete me përfaqësuesit e agjencisë hebraike për të mos sulmuar pas skadimit të mandatit britanik duke qënë se vetëm pak kohë më pas do të krijohej shteti i Izraelit. Pas luftës, Jordania bleu Bregun Perëndimor dhe Egjipti mori Rripin e Gazës.

Marrëveshja e Camp David dhe traktati pasues i paqes midis Izraelit dhe Egjiptit ishin dy ngjarje tërsisht kundër interesave palestineze. Kjo bazohet në logjikën se aftësia e tyre për të arritur krijim e shtetit të Izraelit do të sigurohej më mirë brenda kontekstit të një marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe të gjithë fqinjëve të tij sesa nëpërmjet marrëveshjeve të veçanta me secilin shtet më vete. Rezistenca palestineze ndaj Izraelit ka vuajtur për shkak se opozita arabe ndaj Izraelit ka ardhur duke u dobësuar nga politikat e ndjekura nga udhëheqësit e tyre. Pas dëbimit që iu bë nga Jordania në fillim të viteve 1970, Organizata Çlirimtare Palestineze (PLO) pësoi të njëjtin fat edhe në Liban. Kur Izraeli pushtoi Libanin në vitin 1982, ai e bëri këtë nën hijene shteteve të tjera arabe, përveç Sirisë, duke u siguruar atyre se nuk do të ndërmerrte asnjë aktitvitet tjetër përpos kërkimeve të tij për të pastruar Libanin e guerileve palestineze. Sot, Lidhja Arabe nuk posedon as vullnetin, as aftësinë për të thyer bllokadën dhe sanksionet kundër Gazës. Ajo është gjithashtu e pafuqishme ose indiferente ndaj ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Gjithashtu është me rëndësi të theksohet fakti se Arabia Saudite ka hequr dorë nga ideja e përdorimit të një embargo arabe në lidhje me shitjet e naftës si një opsion për të përmushurankesave e çështjes arabe dhe palestineze. Kushtet e lidhura me embargon e zbatuar në vitin 1973 shprehën në mënyrë të fjalëpërfjalshme rivendosjen e “të drejtave legjitime të popullit palestinez”. Ndërsa disa kanë shkruar më vonë për mitin e armës së naftës dhe kanë theksuar mangësitë në përdorimin e saj, efektet me rezultate e pritshme të veprimit të përbashkët arab ishin mjaft të qarta për t’u parë. Arabia Saudite, në vitet e fundit, e ka parë të arsyeshme ta përdorë atë kundër Rusisë dhe Iranit, ndërsa kundërshton përdorimin e saj si një mjet negociues në lidhje me çështjen palestineze. Kjo sjellje është një tregues i mungesës së solidaritetit arab.

C. Një koalicion i ndryshëm do të kërcënonte hegjemoninë ushtarake rajonale të Izraelit. Me marrëveshjen e paqes me Egjiptin që vazhdon ende të jetë në fuqi, me Sirinë qëështë e dobësuar nga konfliktet e brendshme, me Jordaninë që në mënyrë efektiveështë një shtet protektorat i Izraelit, si dhe marrëdhëniet e zhvilluara simbiotike midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, Izraeli ka më pak shqetësime për ringjalljen e koalicionit të kombeve të cilët e luftuanatë në luftërat e viteve 1948, 1967 dhe 1973.

Kjo është pikërisht arsyeja se përse fokusi i Izraelit është në kërcënimin e perceptuar të Iranit, i cili është aleat i qeverisë sekulariste të Beshar Assadit në Siri dhe Hizbullahut në Liban. Ky gjerdan i rezistencës ndaj sundimit të Izraelit shpesh parashtrohet edhe si Gjysëmhëna Shia”. Shkatërrimi i shtetit sirian do të mirëpritej nga Izraeli me arsyetimin se asnjë nga entitetet e suksesshme të ballkanizuara nuk do të mund të ringjallte pretendimin e Sirisë për territorin e pushtur të Kodrave të Golanit.

Në të njëtën kohë, shkatërrimi i Sirisë do të çonte gjithashtu edhe në izolimin e milicisë së Hizbullahut në Liban, e cila përbën organizatën e vetme ushtarake në botën arabe të aftë për të dalë kundër Forcës Mbrojtëse izraelite. Në të vërtetë, ishte Hizbullah, një organizatë që u rrit nga rezistenca libaneze ndaj pushtimit brutal të Izraelit dhe pushtimit 18-vjeçar, i cili detyroi tërheqjen e Izraelit në vitin 2000 nga Libani jugor, një zonë që Izraeli ka dëshiruar gjithnjë ta pushtojëpër shkak të burimit të lumit Litani. Në luftën e vitit 2006, Hizbullahu e tejkaloi nivelin e Izraelit në luftën e inteligjencës dhe i dha fund sulmeve tokësore izraelite deri në masën që Izraeli përfundimisht u detyrua të tërhiqte forcat e veta.

D. Rrethanat gjeopolitike bashkëkohore. Aktualisht, Bregu Perëndimor palestinez dhe Kodrat siriane të Golanit ende mbeten nën kontrollin izraelit. Bregu Perëndimor vazhdon të kolonizohet nga krijimi i vendbanimeve izraelite, i cili gradualisht po arrin hap pas hapi qëllimin sionist të krijimit tënjë “Izraeli të Madh”, një projekt i fshehur nga besimi se territori përfshin atë pjesë të tokës së lashtë të Izraelit të njohur si Judea dhe Samaria. Zgjerimi i vazhdueshëm ka bërë që popullsia palestineze të vazhdojë të jetë e shtrënguar në enklava gjithnjë e më të vogla. Kodrat e Golanit, të cilat u aneksuan në mënyrë të paligjshme nga Izraeli në vitin 1981, u deklaruan së fundi nga kryeministri Binyamin Netanjahu se kanë marrë statusin përgjithmonë dhe të parevokueshme dhe nën sovranitetin izraelit.

Analizimi i luftës së vitit 1973 dhe krahasimi i rrethanave të së tashmes me të kaluarën na parashtron një ide se çfarë ka ndryshuar dhe çfarë nuk ka ndryshuar. Aleanca e Hizbullahut me Iranin, siç do të argumentonin disa analistë, ka nënkuptuar se dinamika e rajonit ka evoluar nga një konflikt arabo-izraelit me një konflikt iraniano-izraelit, megjithëse edhe deri më tani Hizbullahu ka luftuar kundër Izraelit në emër të Iranit, në formën e një ushtrie të deleguarë.

Megjithatë, ajo që nuk ka ndryshuar nga të gjitha luftërat që datojnë që në luftën e parë të vitit 1948, është çështja që formon bazën historike të antagonizmit arab ndaj Izraelit: gjendjen e vështirë të popullit palestinez. Dhe me perspektivat për të krjuar shtetin e tyre, që po zvogëlohen gjithnjë e më shumë me çdo zgjerim të vendbanimeve të paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor, çështja e Palestinës mbetet një plagë në zemër të Lindjes së Mesme.

Burimi : Global Research / ML

20