Lufta e fundit në Siri: Fillimisht do të shkatërrohet ISIS-i , objektivi i rradhës është Idlibi

nga Elijah J. Magnier

Assadi dhe aleatët e tij – Irani dhe Hizbullahu – duke qënë se kanë arritur që të çlirojnë pjesën më të madhe të Sirisë besojnë se mund të çlirojnë edhe qytetin e Idlibit. Për këtë arsye, Assadi ëstë këmbëngulës për të çliruar veriun e vendit dhe i ka kërkuar aleatëve të tij që të jenë të gatshëm që të mund të dërgojnë edhe më shumë forca për fazën e ardhshme të operacionit.

Siria jugore po i dorëzohet forcave të ushtrisë siriane: Janë hartuar dhe arritur marrëveshje mes qeverisë siriane dhe militantëve.Ndër këto xhihadistë ka edhe prej atyre që i përkasin Frontit Nusra (apo siç njihen me një emër tjetër Hjett Tahrir al-Sham). Marrëveshja kryesore, e cila është arritur në mbikëqyrje të forcave ruse, i jep leje kujdo që është i gatshëm të mund të shkojë në qytetin verior të Idlibit, i cili po shndërrohet në grumbullimin më të madh të xhihadistëve, të mund të bashkohet me karvanin që është nisur drejt këtij qyteti dhe të mbërrijë në autobusët e gjelbër, duke mbajtur me vete armët e tyre personale të lehta.

Ushtria siriane është duke u përballur me një problem të rëndësishëm nga ana logjistike, forcat e saj nuk presin fronti jugor të dorëzohej kaq shpejt. Prandaj, komanda ushtarake i kërkon militantëve dhe xhihadistëve të qëndrojnë në fshatrat e tyre derisa t’u vijë rradha për të arritur në një marrëveshje me autoritetet ose për t’u evakuar nga aty ku ndodhen.

Gjithashtu, një prejqëllimeve është parandalimi i ISIS-it, i cili mban nën pushtim zonën e Jermukut, që të mos arrijë të zgjerojë kontrollin e tij mbi fshatrat rreth e rrotull kësaj zone të braktisura ku ishin të bazuara më parë xhihadistët që tashmë refuzojnë që të luftojnë.

I vetmi rajon që ka mbetur është zona Huran, e cila mbahet nën kontrollin e ISIS-it (Ushtrisë së Halid bin Velidit).Ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë filluar një sulm kundrejt kësaj zone pasi kanë arritur ta rrethojnë zonën nga të gjitha anët, me përjashtim të krahut perëndimor që kufizohet me Izraelin në vijën kufijtare 1974.

Pavarësisht s nuk është përcaktuar një periudhë e caktuar kohore në lidhje medhënien fund të kontrollit të ISIS-it në këtë rajon, komandantët ushtarakë besojnë se mund të duhen më pak se dy muaj për t’i dhënë fund plotësisht kontrollit të ISIS-it. Një gjë e këtillë është e lidhur ngushtë edhe me betejën e ardhshme që pritet të zhvillohet në veri të Sirisë pas muajit shtator, ku janë duke u bërë përgatitjet për betejën më të madhe dhe të fundit në Siri.

Edhe Rusia po përgatitet tashmë për rolin e saj në pjesën rurale të Latakias dhe në terrenin e lartë përreth zonës së Xhisr el-Shugr dhe krahinës Latakia që mbahen aktualisht nën kontrollin e Frontit Nusra. Një ndër arsyet se pse rusëve u është dhënë detyra të çlirojnë zonën është kryesisht për shkak të sulmeve të përsëritura të avionëve të armatosur kundër bazës së saj kryesore ushtarake dhe aeroportit në Himejmim – bazë e cila ka funksionuar gjithashtu edhe si qendra e koordinimit me Moskën.

Nga ana tjetër, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka paralajmëruar Rusinë se marrëveshja e Astanas do të vihet në rrezik nëse ndonjëherë do të vendosë të sulmojë zonën e armëpushimit të vendosur në Idlib. Turqia, Rusia dhe Irani kanë vendosur 12 pika vëzhgimi përgjatë zonës së armëpushimit në pjesët rurale të Idlibit për të parandaluar sulmet tokësore që mund të zhvillloheshin nga xhihadistët.

Megjithatë, pavarësisht kësaj burimet pranë Presidentit sirian shprehen se “Bashar al-Assad nuk do të pranojë të zbatojë asnjëlloj marrëveshjeje me Turqinë apo SHBA-jë që u lejon këtyre dyjave që të bajnë nën pushtim territorin sirian, edhe nëse Rusia vetë mund të ketë nënshkruar një marrëveshje të këtillë.”

Assadi dhe aleatët e tij – Irani dhe Hizbullahu – duke qënë se kanë arritur që të çlirojnë pjesën më të madhe të Sirisë besojnë se mund të çlirojnë edhe qytetin e Idlibit. Për këtë arsye, Assadi ëstë këmbëngulës për të çliruar veriun e vendit dhe i ka kërkuar aleatëve të tij që të jenë të gatshëm që të mund të dërgojnë edhe më shumë forca për fazën e ardhshme të operacionit.

Burimet në terren bëjnë me dije se “Hizbullahu do të marrë pjesë në konfliktet me forca të shumta për të çliruar veriun e Sirisë nga forcat e Alkaidës si dhe të luftëtarëve dhe xhihadistëve të tjerë të huajë.”

Rusia dhe Damasku kanë rënë dakord që të hapin korridore të sigurta për të gjithë civilët që dëshirojnë të largohen nga Idlibi për në zonën e siguruar që ndodhet nën kontrollin e ushtrisë siriane ose që ata që ndodhen në Idlib të arrijnë marrëveshje me qeverinë e Damaskut siç ka ndodhur në rastin e dhjetëra mijëra militantëve në mbarë Sirinë. Numri i banorëve të qytetit të Idlibit si dhe zonave rurale rreth tij vlerësohet të jetë rreth dy milionë (1.5 para luftës), përfshirë këtu edhe refugjatët e zhvendosur brenda vendit.

Rusia nuk do ta kishte aspak problem që ushtria siriane të rimarrë kontrollin e Idlibin në mënyrë që të mund të mbrojë Aleppon Lindor dhe zonat rurale rreth tij që gjenen ende nën kontrolline xhihadistëve. Presidenti Erdogan mund të tregojë një zemërim të madh kur të fillojë çlirimi i Idlibit. Megjithatë pavarësisht kësaj mundësie, të gjithë e deleguara janë shndërruar në një barrë për mbështetësit e tyre duke qënë se lufta siriane ka evoluar në forma të ndryshme.

Turqia do të jetë e lumtur që do të mund të kontrollojë zonën kurde për të parandaluar mundësinë që kurdët të krijojnë mini-shtetin e tyre. Kurdët, humbësit më të mëdhenj në këtë luftë, kanë fituar armiqësinë e Erdoganit dhe Assadit për shkak të miratimit të tyre të nënkuptuar për të shpërbërë Sirinë si dhe kanë lejuar SHBA-në t’i përdorë ato si mburojë në Sirinë veri-lindore.

Forcat amerikane mbajnë nën pushtim al-Hasekan dhe një pjesë të krahinës Deir-ezzor. Në këto zona ata kanë vendosur bazat ushtarake dhe aeroportet e tyre dhe sipas burimeve në këtë zonë e kanë lejuar edhe Izraelin që t’i përdorin këto objekte ushtarake amerikane për të sulmuar Sirinë dhe Irakun (forcat Hashd al-Shaabi që ndodhen aty).

Duke qënë sebeteja e Idlibit do të jetë beteja e fundit më e rëndësishme në Siri nuk do të jetë e lehtë si një shëtitje në ark. Nuk pritet qëAl-Kaeda, xhihadistëte tjerë si dhe mijëra luftëtarë të huaj të dorëzohen lehtë. Rusia është zotruar se do ta eliminojë vetë al-Kaidën nëse Turqia nuk arrin të bëjë një gjë të tillë. Nuk duket shumë e mundshme që Presidenti Erdogan të fillojë një luftë kundër al-Kaedës. Megjithatë, pavarësisht kësaj, ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës në Siri dhe Turqia nuk është më e gatshme t’i mbajë nën krahun e vet edhe për shumë kohë këta xhihadistë.

Kjo do të jeta beteja e fundit e këtij viti. Ushtria siriane nuk do të sulmojë drejtpërsëdrejti forcat pushtuese amerikane, mejgithatë do të mbështesë rezistencën lokale nëse këto forca nuk pranojnë të tërhiqen vetë. Pasi të mbarojë beteja e Idlibit, Siria mund të fillojë pajtimin dhe rindërtimin pas betejës e cila është“nëna dhe babai i të gjitha betejave.” Bota nuk arriti ta ndryshonte regjimin sirian dhe plani i SHBA-së për një Lindje të Mesme të Re ka mbaruar. Nuk ka asnjë kuptim për asnjë forcë pushtuese që të vazhdojë të qëndrojë në Levant dhe është koha që sirianët t’i shërojnë plagët e tyre dhe të fillojnë nga e para.

Burimi : Medya.Ş / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne