* Can ACUN

Turqia përmë shumë se 30 vjet lufton kundër terrorizmit në mënyrë të vendosur. Ndërkohë që gjatë këtij procesi kanë humbur jetën me mijëra njerëz për shkak të sulmeve të organizatës terroriste PKK, në pah doli edhe kostoja e lartë shpirtërore dhe materiale. Por, krahas luftës së vazhdueshme të Turqisë kundër PKK-së, edhe dalja në skenë e organizatës terroriste DAESH, e cila përfitoi nga kaosi në Irak dhe Siri si dhe për shkak të sulmeve të kësaj organizate, Turqia u ballafaqua me një sfidë të re.

Ndërkohë që kjo situatë bëri që Turqia krahas PKK-së të fillojë edhe një luftë aktive kundër DAESH-it, forcat turke të sigurisë me operacionet e ndërmarra brenda vendit kundër DAESH-it dhe PKK-së arritën ta minimizojnë kërcënimin nga terrori. Vakumi i autoritetit që vazhdon në Siri dhe kërcënimet që vijnë nga organizatat terroriste DAESH dhe PKK, të cilat formuan baza logjistike dhe zona të sigurta për veten e tyre në Siri, e detyruan Turqinë të ndërmarr operacione ushtarake matanë kufirit. Turqia, e cila me operacionin “Mburoja e Eufratit” e spastroi vijën kufitare nga kërcënimi i organizatës terroriste DAESH, edhe me operacionin “Dega e Ullirit” ka hedhur një hap të rëndësishëm kundër YPG-së, e cila është fraksion i PKK-së në Siri.

Organizata terroriste YPG, e cila me vite kontrollon zonën e Afrinit, paraqet kërcënim të rrezikshëm ndaj sigurisë kombëtare të Turqisë. Elementet e YPG-së në Afrin nëpërmjet maleve Amanos infiltronin terroristët dhe armët në Turqi dhe ishin kërcënim kombëtar për Turqinë. Kështu që një numër i madh i sistemeve të armatimit të infiltruar në Turqi nga Siria, është kapur nga ana e forcave të sigurisë gjatë operacioneve antiterror. Prania e YPG-së në Afrin në të njëjtën kohë u bë burim i rëndësishëm njerëzor për përfitimin e militantëve të rinj për PKK-në. Gjithashtu militantët e YPG-së në Afrin duke bërë propagandë ndërkombëtare dhe nxitje kundër Turqisë të një numri të madh të rretheve në Turqi dhe të atyre ndërkombëtare, siguronte mbështetje për propagandën e PKK-së. Në sulmet e YPG-së, të ndërmarra posaçërisht në Kilis dhe Reyhanli kanë humbur jetën një numër i madh i civilëve. Me përfundimin e suksesshëm të operacionit “Dega e Ullirit” Turqia do të garantojë sigurinë kufitare të saj, ndërsa eliminimi i organizatës terroriste në Afrin në të njëjtën kohë do të prish ëndrrën e organizatës terroriste PKK për të formuar korridorin terrorist që do të shtrihej nga Iraku deri në Detin Mesdhe.

Dominimi në terren i YPG-së, fraksionit sirian të PKK-së, nuk kërcënon vetëm sigurinë kombëtare të Turqisë, por njëkohësisht paraqet kërcënim edhe për tërësinë territoriale të Sirisë. Kështu që e ashtuquajtura udhëheqja e organizatës terroriste KCK-së, me të cilën është e lidhur edhe YPG-ja, nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj për formimin e “Kurdistanit” që do të përfshinte territoret e Sirisë, Iranit, Irakut dhe Turqisë. Kjo mund të shihet edhe nëpër hartat e gjetura në të ashtuquajtura zyrat e kajmekamëve të rajonit të Afrinit, që u çliruan nga terroristët. Zonat e kontrolluara nga ana e YPG-së janë shpallur si të ashtuquajtura Zonat Federale të Sirisë Veriore, ndërsa organizata terroriste mbajti zgjedhje të rreme në këtë rajon.

Në anën tjetër Turqia me anë të operacionit “Dega e Ullirit” synon që ta spastrojë Afrinin nga organizata terroriste YPG dhe ta shpëtojë popullatën vendore nga dhuna e kësaj organizate. Siç dihet shumicën e popullatës së Afrinit e përbëjnë kurdët sirianë. Shumica e tyre janë arratisur nga dhuna e YPG-së dhe janë strehuar në Turqi, Irak dhe në vendet evropiane. Vetëm në Turqi janë strehuar 300 mijë kurdë sirianë të arratisur nga dhuna e YPG-së. Dihet se kurdët sirianë të mbetur në Afrin duan të largohen nga ky vend, por ata pengohen dhe mbahen me dhunë nga YPG-ja. Turqia synon që së bashku me ushtrinë kombëtare të formuar nga sirianët ta spastrojë Afrinin nga elementet terroriste të YPG-së dhe të shpëtojë popullatën vendore. Me anë të shprehjes “Afrini është i banorëve të tij” që zë vend në komunikatat e lëshuara mbi Afrinin, Turqia, vë në pah qëllimin e saj në këtë zonë.

Operacioni “Dega e Ullirit” është një operacion ushtarak i filluar si rezultat i shkaqeve të ndryshme nga aspekti i Turqisë. Së bashku me forcat e ushtrisë kombëtare të formuar nga sirianët, Turqia në njërën anë do ta spastrojë Afrinin nga militantët e YPG-së dhe do ta mënjanojë kërcënimin që i kanoset sigurisë kombëtare të saj dhe në anën tjetër do ta ruaj tërësinë territoriale të Sirisë dhe do ti shpëtojë kurdët sirianë nga dhuna e YPG-së. Pas spastrimit të DAESH-it nga kufijtë e Turqisë është vërejtur ulje e dukshme në sulmet e kësaj organizate terroriste në vend. Në të njëjtën mënyrë do të ulen edhe sulmet e PKK/YPG-së pas spastrimit të kësaj zone.

Operacioni “Dega e Ullirit” do të krijojë efektin domino që do të dobësojë seriozisht PKK/YPG-në edhe në zonat tjera. Banorët vendorë kanë filluar me kryengritje në Menbixh, Haseke, Rakka dhe Dejr-u Zor, zona këto të pushtuara nga organizata terroriste. Ndërkaq edhe vendet që bëjnë patronazh ndaj terrorit si ShBA-ja do të shohin më qartë se kjo do të ketë një kosto të lartë dhe se do të evoluojë drejtë një pike të paqëndrueshme./trt

*Ekspert i politikave të jashtme në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), Ankara

66